Ballina / Auto / ​Mësohet data e ardhjes së Audi A3

​Mësohet data e ardhjes së Audi A3

Në nëntor të vitit 2016 ishte raportuar se Audi ka shtyrë zhvillimin e gjeneratës së re të modelit A3, në mënyrë që të fokusohet në problemet e shkaktuara nga skandali me dizel.

Sipas raportimeve më të reja, duket se “viktima” e kësaj shtyrjeje do të jetë A3 me tri dyer.

Për të ulur shpenzimet e zhvillimit dhe prodhimit, Audi nga gjenerata e ardhshme e modelit të saj kompakt do të përjashtojë variantin me tri dyer, shkruan Autocar.

Një vendim i tillë i udhëheqjes së kompanisë është pjesë e programit të konsolidimit, të cilin pas aferës dizel të vitit 2015 e ka bërë pronari i brendit Audi, Volkswagen

Vlerësohet se blerësit nuk kanë shprehur interesim sa duhet për versionin me tri dyer, në mënyrë që të arsyetohet ekzistimi i tij në kuadër të gjeneratës së katërt të modelit A3.

Sipas të njëjtit burim, Audi A3 i ri do të arrijë në treg në vitin 2019, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, A3 Sedan do të mbetet në prodhim edhe në kuadër të gjeneratës së ardhshme, ndërsa premiera e tij pritet në vitin 2020.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Veturat më të shtrenjëta në botë me pamje të anijeve kozmike

Makinat më të shtrenjta në botë janë shumë më tepër se transporti. Këto pjesë të …