Ballina / Lajme / Bota / 10 të zhdukur nga përplasja e destrojerit amerikan
Loading...

10 të zhdukur nga përplasja e destrojerit amerikan

Dhjetë marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur dhe pesë të tjerë janë plagosur pas përplasjes së destrojerit të marinës amerikane USS John McCain me një anije tregtare në lindje të Singaporit, pranë ngushticës së Malakës.

Flota e Shtatë amerikane tha sot në një deklaratë se destrojeri që mban raketa të telekomanduara u përplas me anijen çisternë Alnic MC me flamur liberian në orën 6:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Destrojeri po lundronte drejt portit të Singaporit për një vizitë rutinë.

Destrojeri McCain pësoi “dëme të konsiderueshme”, megjithatë mundi të arrijë në bazën detare të Singaporit disa orë më vonë.

Autoriteti Portual i Singaporit tha se edhe çisterna pësoi dëme por mes ekuipazhit të saj nuk pati dëmtime.

/VOA/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...