Ballina / Shendetesi / Ushqimi dhe Dieta / Receta për gullash

Receta për gullash

Përbërësit:

1 kg mish viçi
500 gr qepë
3 thelbinjë hudhër
1 karrotë
2 luge salcë domatesh
2-3 luge uthull e bardhe
50 gr piper i kuq
500 ml lëng supe e zier me nje katrorke supe gjedhi
2 flete dafinë
kripë
piper i zi
magdanoz
3-4 luge margarin

Pergatitja:
Qepen dhe hudhren e qerojme dhe grijme dhe fergojme ne nje ene te pershtatshme edhe per zierjen en furre,pra tengjere te thelle qe mund te fusim ne furre.
Qepen e fergojme se pari ne pllake zjarri,pastaj ne furre derisa te zbuten,pastaj shtojme dhe karroten e grire ne rrathe dhe vazhdojme me fergimin te gjithin ne temp shume te ulet.
Ne nderkohe perziejme piperin e kuq,uthullen,salcen e domates dhe lengun e supes dhe perzijme mire.
Kete perzierje te lengshme shtojme tek qepet qe jane zbutur mjaftueshem.
Ne kete mase,ppra ne enen e thelle shtojme edhe mishin e grire ne copeza jo shume te vogla dhe perzijme ngadale.
Mishin e pergaditur ne kete menyre e fusim ne furre te nxehte 160 grade per 3-4 ore derisa mishi te zihet mjaftueshme duke perzier kohe pas kohe.
Ne fund sipas deshires per ata qe nuk i duan copezat e qepes,largojme mishin dhe masen e lengshme e perziejm ne blender ose e leme ashtu sic eshte,ppra varesisht nga shija.

 

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Ëmbëlsirë me çokolladë

Përbëresit: 6 vezë, 3 gota sheqer, 1 sheqer vanille, 2 gota uje, 1 gote vaj, …