Ballina / Lajme / Kosovë / 18 vjet pas luftës shpreson t’i gjejë eshtrat e babait
Loading...

18 vjet pas luftës shpreson t’i gjejë eshtrat e babait

Lumni Luzhnica nga Fushë Kosova, ende i ka të freskëta kujtimet dhe zërin e babait të tij, Azemit, të cilin e dëgjoi për herë të fundit më 28 mars të vitit 1999.

Kanë kaluar më shumë se 18 vjet dhe Lumniu po jeton me brengën se ku gjenden eshtrat e babait të tij, i zhdukur në pranverën e vitit 99-të. Ai thotë se sipas fqinjëve, babai i tij u mor nga forcat serbe në kohën e luftës dhe nuk u gjet më.

Dita kur për herë të fundit e kishte parë babanë e tij, nuk i hiqet nga mendja as tani. Lumniu thotë se nga paslufta i ka ndodhur shpesh që fytyra e babait të tij t’i ngjajë në shumë persona nga larg por që e vërteta e zhdukjes së tij ende mbetet mister, raporton televizioni publik.

Lumniu thotë se më nuk ka shpresë se babai i tij është ende gjallë, ndonëse gjetja e eshtrave të tij do t’ia lehtësonte gjysmën e dhembjeve që ka.

Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë shumë rreth të pagjeturve dhe se ende kjo çështje nuk është prioritet i tyre.

Që nga lufta e fundit në Kosovë mbi 1600 persona ende figurojnë të zhdukur.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë – “O bilbil”Projekti i ri muzikor nga Mimoza Kryeziu FOTO-VIDEO

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar …

Loading...