Ballina / Show Bizz / 25 vite në muzikë me Jetmir Rexhepin
Loading...

25 vite në muzikë me Jetmir Rexhepin

Një potpuri me këngë të vjetra qytetare do jetë një nga surprizat që pritet të sjellë këngëtari i njohur Jetmir Rexhepi për festat e fundvitit. Në kuadër të Art Clasic ai kryen edhe kurse të muzikës në disa cikle, duke mos u ndalur aspak me projektet e shumta që i ka.

Nesër, më 25 nëntor ai do të organizojë edhe festivalin e këngës së vjetër qytetare që pritet të mbahet në pallatin e kulturës në Tetovë. Të ftuar në këtë festival pritet të jenë kori Nexhmije Pagarusha nga Prishtina me dirigjente Nazlije B. Sadiku, kori Emide Begolli nga Peja, asambli i këngëve dhe valleve nga Bureli nën drejtimin e Deniza Vatës dhe Sokol Metës, kori i Tetovës grupi Teuta dirigjent Jetmir Rexhepi njëherit edhe organizator i festivalit, asambli i Prizrenit nën drejtimin e Xhemajl Kabashit, ky festival do mbahet nesër e shtunë me fillim në ora 19, ndërkohë që hyrja do jetë e lirë dhe me mbështetje nga komuna e Tetovës.

Ndërkohë që më 30 nëntor, këngëtari i njohur feston 25 vjetorin e karierës skenike, ku do jetë një festë e vërtetë me të ftuar special edhe atë asambli Isuf Myziti nga Elbasani, asambli Shota me doajenët e muzikës popullore Ismet Bogujevci e Riza Bytyqi si dhe këngëtaret Besarta Murtezani e Elita Ziberi nën përcjellje të të mirënjohurit Shkëlzen Baftijari dhe grupi i grave Teuta nga Tetova e njejta nën mbështetjen e komunës së Tetovës, dhe që të dy organizimet bëjnë pjesë në agjendën e festave të nëntorit.

Koncerte të shumta janë në agjendën e këngëtarit të njohur i cili paralajmëron edhe albumin më të ri të tij muzikorë, ndërsa për festat e fundvitit ai do jetë në koncerte në Kopenhagë, më pas në muajin shkurt ai do të qëndrojë për koncerte në Londër, derisa më pas për festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Rexhepi do të qëndrojë në SHBA për disa koncerte në disa qytete të ndryshme atje.

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Ardit Bexheti vjen në duet me Aida Doçin (Video)

Një këngë shumë ritmike verore dhe gazmore është realizuar në duet mes këngëtarit tashmë të …

Loading...