Ballina / Lajme / Kosovë / Tronditjet nga dorëheqjet e njëpasnjëshme, PDK drejt shpërbërjes?
Loading...

Tronditjet nga dorëheqjet e njëpasnjëshme, PDK drejt shpërbërjes?

Përçarjet e një pas njëshme brenda Partisë Demokratike e Kosovës(PDK) duket se po behën pikërisht nga anëtaret besnik të dikurshëm. Humbjet që PDK po i pëson këta muaj janë të mëdha e sidomos që nga rezultati i zgjedhjeve të 111qershorit ku doli si partia më humbëse në vend. Këto ditë kjo parti që për vite më radhë kishte pushtetin e që shquhen për afera të mëdha korruptive po braktiset nga vetë anëtarët e saj që në krah të partisë fituan milionat.

Trazirat politike në PDK nuk kanë të ndalur, menjëherë pas dorëheqjes se Shukri Bujes-kryetar i komunës se Lipjanit i cili dha dorëheqje nga kjo parti duke ju bashkuar Nisma-s së Fatmir Limajt, tash vjen edhe dorëheqja e dytë brenda kësaj partie hiq më larg se nga vëllai i Shukriut,Ramë Buja i cili ka dhënë po ashtu dorëheqje të pakthyeshme nga gjitha funksionet në partinë tashmë të dikurshme të tij.

Dorëheqja e Ramë Bujës

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ku edhe ka parashtruar dorëheqjen, ai ka deklaruar se degradimi që po i ndodh PDK-së do ta trazojë edhe më shumë këtë subjekt politik.

“Degradimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën unë kam humbur përfundimisht”, thuhet në letër dorëheqje.

Ndryshe, ish-ministri Buja nuk ishte i përfshirë në listën zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit me vetë deshi.

Ne kemi insistuar të marrim një qëndrim zyrtar nga kjo parti dhe dorëheqjet që po behën e luftën e brendshme PDK-s por asnjeri nga zyrtaret e kësaj partie nuk kanë dashur të flasin, dhe kanë kërkuar që dorëheqjet e tilla mos të paraqiten si rrezik për PDK-në.

Image

Haki Abazi

Foto galeri

Abazi: PDK parti komuniste

Haki Abazi drejtues i fondacionit “Rockefeller Brothers” ka thënë për “Bota sot” se PDK është në shpërbërje që është  proces që ju ka ndodhur të gjitha partive të udhëhequra më dorë të fortë.

“PDK për nga lidershipi dhe filozofia ka qenë e barabartë më partitë komuniste. Kjo shpërbërje është normale gjithashtu për shkakun se askush nuk dëshiron të jetë afër arkës se gabimeve dhe dështimeve dhe kjo arkë është e mbushur plot” ka thënë ai.

Sipas Abazit është një rast që vështirë përdoret për reformim të thellë të partisë por në lidershipin e PDK nuk ka as energji e as njohuri për ta bërë një gjë të tillë.

Tronditjet që PDK-së po i shtohen kohëve të fundit lidhen pikërisht më pakënaqësitë që vet anëtaret e partisë kanë dhe keqpërdorimet e ndryshme përbrenda partisë. Edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes Fatmir Rashiti i cili njëkohësisht mbante edhe postin e anëtarit të PDK-së është larguar nga këto dy pozita me shumë pakënaqësi, që ia ka adresuar udhëheqjes aktuale të kësaj komune.  Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetarit të komunës si dhe anëtarit të PDK-së.

Image

Arsim Haziri

Foto galeri

Koha e PDK-së ka perënduar

E analisti politik Arsim Haziri ka thënë se Ikja Shukri Bujës, prej subjektit tashmë të dikurshëm, është shenjë jo edhe pozitive për PDK-në. Sipas tij kjo tashme është shënjë negative se brenda këtij subjekti kanë fillur përçarjet dhe plasaritjet dhe qe po rezultojnë me ikje te vazhdueshme. Ky subjekt tashme është në faqën e rënies, kjo konsideroj se është rezultat i pamundësisë së Kadri Veselit për të konsoliduar partinë, në mënyrë që të ruaj stabilitetin e fuqishëm elektoral që ia prodhoi Hashim Thaçi.

“Zgjedhjet e qershorit, përfaqësojnë argumentin më të qendrueshëm, në relacion me pozicionin e këtij subjekti në nivel të përgjithshëm, njëherit kjo humbje e paimagjinueshme prej akterëve të tyre është krijuar për shkak të keqqeverisjes dhe instalimit të familjarizmit që e kanë prodhuar për shumë vite. Kështu që koha për funksionimin dhe paprekshmërinë e këtij subjekti tashmë ka perënduar, këtë gjendje faktike e dëshmoi si gjendja faktike e procesit zgjedhor ashtu edhe ikja e anëtarëve të besushëm të kësaj partie” ka thenë ai.

Sipas Hazirit ikja e z. Bujës, ashtu edhe deklarimi i kundërt i z. Bazajt, është dëshmia më faktike se koha në raport me këtë subjekt tashme ka perënduar, është argumenti më bazik se situata e sotshme është mundësi më relevante për ato subjekte të cilat ende nuk kanë qeverisë me institucionet publike. Pra kjo situatë brenda këtij subjekti është si rezultat i zhgënjimit që është prodhuar për shkak të politikave negative ashtu edhe të qershorit të 2017, ku PDK, shënoi rënie me 100.000 vota.

Ndërrimi i gjeneratave brenda partive politike në Kosovë shihet si mundësi e mirë dhe pozitive që partitë të ndryshojnë. Njohësi i çështjeve politike në vend Albrim Badallaj mendon se zhvillimet e fundit në PDK janë pozitive, meqë kjo parti si edhe gjithë të tjerat në Kosovë, kanë nevojë për kuadro të reja dhe “ndërrim të gjeneratave”, meqë shumë figura janë të tej konsumuara dhe disa edhe të inkriminuara.

“Kjo parti “nuk ka me vend” për  individ të cilët pothuajse një dekadë kanë qene në pushtet. Ne Kosovë jemi mësuar që shumë individ t’i shohim në pozita për afro dy dekadave, kështu që ka ardhur koha qe në vend të tyre të vijnë persona të ri dhe të kualifikuar, të cilët kanë synim zhvillimin e vendit dhe largimin e krimit nga partitë. Kësisoj, sado që personat e tille kanë ndikim dhe influence, për të mirë të partive, në këtë rast PDK-se dhe partive tjera, është që të pasurohen më figura të reja, më energji të re dhe ideologji të pastër progresive-demokratike” ka thënë Badallaj.

Image

Mentor Tahiri

Foto galeri

Ndikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit

Politologu Mentor Tahiri ka thënë se rezultati i zgjedhjeve te 11 Qershorit, veç tjerash tregon se PDK ka një shkëputje komunikimi me bazën e saj elektorale. Një menaxhim shumë i centralizuar i partisë i cili po bëhet nga strukturat e larta qendrore, po del të jetë shumë joefikas në raport me përcjelljen e kërkesave të elektoratit nëpër komuna. Preferencat e qendrës në shumë raste nuk po korrespondojnë me ato të degëve.

“Në rastin e zgjedhjeve të kaluara të parakohshme në Drenas, kandidatura e PDK-se për kryetar komune e cila fitoi vetëm në rundin e dytë, u pa si një kompromis akomodimi individual i strukturave të larta të partisë me ish Ambasadorin në Shqipëri. Duket se që nga atëherë pakënaqësitë në degë nuk kanë të ndalur. Një rast mjaft emblematik në raportet jo të shëndosha ndërmjet strukturave të larta dhe degës, është gjithashtu Lipjani. Gjë që u konfirmua në rezultatin e koalicionit PAN në nivel të komunës, kurse tani po reflekton qartë me qëndrimin e ri të z.Shukri Buja, respektivisht me rreshtimin e tij në kuadër të NISMA-s” ka thenë Tahiri.

Kjo situatë e neglizhimit të kërkesave të elektoratit, mund të shpërfaqë një rezultat edhe më të dobët të PDK-së në nivel lokal sesa vetë rezultati në nivel qendror, ngase pakënaqësitë vijnë në shprehje më drejtpërdrejtë.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...