YouTube njofton se ka larguar nga faqja mijëra video të cilat tregojnë persekutimet e përjetuara gjatë luftës së brendshme në Siri.

Sipas lajmit të New York Times, me vendosjen e teknologjisë së re të kompanisë, e cila largon videot me përmbajtje të cilat kanë thyer rregullat, gjatë javës së fundit janë fshirë disa kanale të YouTube dhe një numër i madh i videove personale.

Në lajm bëhet e ditur që disa video janë ngarkuar përsëri në faqe pasi pronarët e tyre kanë njoftuar kompaninë YouTube.

Keith Hiatt, anëtar i bordit të Grupit këshillues të teknologjisë së Gjykatës Penale dhe zv/kryetar i Benetech-it që mbledh dokumente për shkeljet e të drejtave, thotë se vetëm për çështjen e Sirisë 200 organizata civile po zhvillojnë aktivitete dhe që disa persona anëtarë të këtyre organizatave kanë sakrifikuar dhe kanë humbur jetën e tyre për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri.

Hiatt thotë se me largimin e këtyre videove nga YouTube, të cilat tregojnë persekutimet në Siri, këto platforma do të humbin burimet më të pasura në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut.

 /TetovaNews/