Ballina / Lajme / Kosovë / Ramush Tahiri: PAN po shkel Kushtetutën, ja pse
Loading...

Ramush Tahiri: PAN po shkel Kushtetutën, ja pse

Bllokada institucionale në Kosovë po vazhdon ende.

E gjithë kjo pasi koalicioni fitues, PDK-AAK-Nisma nuk ka marrë pjesë në seancat e Kuvendit, ndërsa në atë të fundit të mbajtur me 24 gusht treguan hapur se nuk i kanë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ata kandidat kanë kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, andaj kanë kërkuar ende kohë, deri në dy javë.

Madje, Kadri Veseli i ka thënë Albin Kurtit që nëse i ka numrat mund të zgjidhet ai kryetar Kuvendi.

Se a do t’i ketë PAN numrat pas dy javëve, siç ka kërkuar kohë, nuk dihet.

Tahiri: Me mospropozimin e kandidatit, PAN po shkel Kushtetutën

Por, politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” se PAN-i po bën shkelje kushtetuese, pasi përpos që nuk po e propozon kandidatin, po e pengon krijimin e institucioneve që nga zgjedhjet.

“PAN e ka të drejtën, por edhe obligim kushtetues e ligjor që të propozojë ne seancën konstitutive një kandidat për kryetar dhe një kandidat për nënkryetar, sepse është koalicion parazgjedhor që ka dalë i pari me më shumë vota. Ky koalicion duke mos dhënë propozimet me një arsyetim joligjor është duke bërë shkelje kushtetuese edhe për faktin se është duke e penguar dhe është duke e pamundësuar krijimin e institucioneve shtetërore të dala nga zgjedhjet parlamentare te 11 qershorit”, ka deklaruar Tahiri.

Në anën tjetër, koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar bisedimet intensive për të gjetur një bashkëpunim për daljen nga kriza.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...