Ballina / Lajme / Kosovë / “Znaçka e Veselit, mesazh se Milaim Zeka mund të ketë qenë edhe agjent serb”
Loading...

“Znaçka e Veselit, mesazh se Milaim Zeka mund të ketë qenë edhe agjent serb”

“Mendoj se përdorimi i barbarizmave në gjuhën shqipe nga fjalët e huaja, në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht përdorimi i asaj fjalës sllave nga ish-kreu i Kuvendit dhe aktualisht kryetar i PDK-së, gjegjësisht ish-shefi i organizatës kriminale SHIK, Kadri Veseli, është mesazh i qartë se kjo parti dhe ky njeri strukturojnë mirë propaganda, kanë dosje për figura të caktuara dhe drejtimi që ia ka bërë Zekës, tregon se në njëfarë mënyre ai di diçka, se Milaim Zeka mund të ketë qenë edhe agjent serb. Të paktën në aspektin e teorisë kështu nënkuptohet qasja e Kadri Veselit ndaj tij”, është shprehur Kelmendi.

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi ka vlerësuar se Veseli, përmes përdorimit të “znaçkës”, ka dhënë mesazh të qartë Zekës se ai di të strukturojë propaganda dhe se ka dosje për figura të caktuara politike.

Fjalimi i ashpër i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta.

Veseli, pas përplasjes që kishte me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka pasur një replikë edhe me deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Veseli e sugjeroi Zekës të mos qeshte fare, pasi ai u dëgjua duke replikuar me të. Por, Veseli iu drejtua atij me fjalët “Milaim, ku e ke znaçkën se je prej Abrie”.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta të figurave publike, madje shumica e kanë komentuar si negativisht.

Mirëpo, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deputeti Milaim Zeka, ka sqaruar se fjala e Veselit, nuk është thënë në kontekst negativ.

Sipas tij, qëllimi i kryetarit të PDK-së, ishte që t’i tregonte Vetëvendosjes, se ata nuk “janë më patriotë se sa Milaizm Zeka”.

 

 /BotaSot/
Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...