Ballina / Lajme / Bota / Austriakët nuk i dëshirojnë myslimanët si fqinjë
Loading...

Austriakët nuk i dëshirojnë myslimanët si fqinjë

Përçarjet mes myslimanëve dhe pjesës tjetër të qytetarëve të Austrisë janë shumë më të mëdha se në shtetet tjera, si Gjermania, Franca, Britania apo Zvicra, dëshmoi rezultati i një hulumtimi, i cili u bë në këto shtete.

Në aspektin ligjor, 700 mijë pjesëtarë të komunitetit mysliman, sa besohet se jetojnë në Austri, gëzojnë të njëjtat të drejta, pasi që kjo bashkësi fetare ligjërisht është në të njëjtin nivel me kishën e krishtere.

Megjithatë, de fakto përçarjet mes myslimanëve dhe pjesës tjetër të banorëve janë shumë më të thella në jetën e përditshme, dëshmoi hulumtimi i bërë nga fondacioni Bertellsman, përcjell rtv21.tv .Në asnjë nga pesë shtetet tjera, të cilat janë analizuar në hulumtim, myslimanët nuk përballen me një refuzim aq të madh si në Austri.

Madje 28 për qind e austriakëve që i përkasin një besimi tjetër nuk dëshirojnë të kenë fqinjë myslimanë. Në shtetet tjera, të përfshira në hulumtim, përqindja sillet prej 14 deri në 19 për qind. Prandaj nuk habit aspak fakti se myslimanët në Austri shpesh e ndjejnë vetën të diskriminuar.

Vetëm një e treta e myslimanëve të anketuar deklaruan se gjatë 12 muajve të kaluar nuk janë përballur me diskriminim.

Në Gjermani dhe Zvicër përqindja e atyre që theksuan se nuk janë diskriminuar është dyfish më e lartë.

Në Austri, myslimanët, ku dominojnë ata me prejardhje turke, më shumë se në shtetet tjera jetojnë në komunitetet e tyre dhe të ndarë nga të tjerët.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...