Ballina / Lajme / Kosovë / 5 000 vende të punës Lulzim Kabashi në Prizren…

5 000 vende të punës Lulzim Kabashi në Prizren…

Paralajmërimi i Lulzim Kabashit se do të krijojë 5 mijë vende të punës, ka zgjuar debat të madh në qytetin e Prizrenit nga kundërshtarët politik të Kabashit, e jo vetëm.

Mirëpo, nuk ka vonuar edhe shumë, Kabashi ka treguar se si do t’i krijojë këto vende të punës brenda mandatit katër vjeqar të qeverisjes së tij në rast se zgjidhet Kryetar i Prizrenit.

Si do ti krijojme 5.000 vende te punes ?

Te dashur te rinje Prizrenas,

Nga shume prej jush, jam ballafaqu me pyetjen si do te arrijme te keto vend te reja te punes. Po jap shpjegimin per nje pjese te planit tim.

Diten e pare te punes ne zyren e kryetarit, do ta ftoj per partneritet dhe bashkepunim “ICK – Innovation Centre Kosovo” per hapjen e deges ne Prizren.

Permes ketij partneriteti, do te themelojme programe trajnimi dhe perkrahjes per ndermarres te rinje per IT, inovacion dhe programim. Kapacitetet trajnuese do te jene per 2000-2500 te rinje.
Programet e trajnimit, do t’ju mundesojne te rinjeve te gjejne vende pune apo te aplikojne per grante per fillim te biznesit te tyre.
Prizreni eshte plote kreativitet, mjafton qe te rinjeve t’ju ofrojme mundesine.

Qyteti i Prizrenit do te behet qendra e inovacionit ne Kosove“, ka treguar Lulzim Kabashi./MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …