Loading...

Quhet Agron Avdiaj dhe në komunitetin artistik është mjaftë i njohur. Ai, është orkestrues dhe kompozitor. Ka krijuar këngë për këngëtarë si Ratin, Kujtim Lekën, Nuhi Elezin, e emra të tjerë të skenës muzikore. Kompozitori i njohur nga Kuksi, por që jeton e vepron në Tiranë, ka krijuar edhe shumë këngë të bukura për fëmijë, këngë këto që kanë arritur të bëhen hite. Avdiaj është kitarist dhe i bije pianos, ai ka shoqëruar këngëtarët më të njohur në mbrëmje të ndryshme e të sukseshme muzikore anë e kënd Evropes. Ka bashkëpunuar me emra si Shyhrete Behluli, Mahmut Ferati, Gëzim Nika, Elizabeta Marku, etj. Agron Avdiaj që luan mrekullueshëm në disa insteumente muzikore, së fundi gjendet në Amerikë në një turne koncertesh, mbrëmjesh muzikore e ahengjesh bashkë me Ratin, këngëtarin e famshëm nga Shqipëria, që këndon për të gjithë shqiptarët anë e kënd botës.

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …

Loading...