Ballina / Lajme / Kosovë / A duhet të jetë Nehat Elshani në Prizren asambleist ?
Loading...

A duhet të jetë Nehat Elshani në Prizren asambleist ?

Nehat Elshani ka shumë arsye për të kërkuar votën për asamble në Prizren. Kandidati që vije nga Partia Demokratike e Kosovës shquhet për bëmat e tij në luftë dhe në paqe. 

Personaliteti i tij shquhet në betejat ushtarake në konfrontimet e drejtpërdrejta me paramilitarët dhe ushtrinë serbe, që së bashku si elitë nga radhët me disa ushtarë të këtij grupacioni të ashtuquajturit njësia diversanto-vëzhguese pran Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ishte si kreu udhëheqës për zhvillimin e betejave, ballë për ballë me armikun drejt fitoreve të UÇK-së dhe humbjeve që ka pësuar armata serbe.

Në ndërmarrjen që ai udhëheq si sukses i menaxhimit të mirë ka arritur ta rris numrin e të punësuarve dhe me këtë ka ndikuar që të zvogëlohet sadopak papunësia në qytetin e Prizrenit.

Nehat Elshani është profil në kornizë në të gjitha dimensionet që i bën atij të jetë një asamblist i vërtet i dalluar si nga ana e përgatitjeve shkollore të tij, me specializimin universitar në shkencat politike, administratën publike dhe me trajnimet dhe përgatitjet më të specializuara në shkencat politike që ka bërë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me titullin e magjistraturës “Politikat Ndërkombëtare dhe Diplomacia”.

Nehat Elshani bartë numrin 37 në rënditjen e listës së PDK-së ndërsa premton se do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit në asamble.

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...