Ballina / Lajme / Kosovë / A ekziston mundësia që Kosova të antarësohet në INTERPOL?
Loading...

A ekziston mundësia që Kosova të antarësohet në INTERPOL?

Florian Qehaja analist për çështjes  të sigurisë në murin e tij në facebook ka shkruar se gjasat që kosova të antarësohet në INTERPOL, janë minimale dhe se duhet të dhënë llogari. Qehaja e arsyeton këtë sepse shtetet të cilat e përkrahin antarësimin e Kosovës në Interpol janë kunder Palestines e cila rastis që të jet në agjenden e njejtë me Kosovën.

Postimi i plotë

Po e jap nje vlerësim objektiv lidhur me rrugën e Kosovës për në INTERPOL. Kjo pasi që po ka shumë kërkesa dhe huti në qarqe intelektuale dhe mbase edhe ne popullatë:

Gjasat që Kosova të anëtarësohet sivjet janë minimale dhe çdo manipulim në këtë drejtim duhet dhënë llogari. Kjo për një arsye mbase të vetme: shtetet të cilat përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë kundër Palestinës e cila ka rastis që të jetë në agjendën e njëjtë për votim me Kosovën. Përderisa Kosova gjendet në një listë të votimit me Palestinën mundësitë për përkrahje janë minimale dhe këtë duhet thënë troç.

Tani se a do të kemi gjasa sikur nuk do të ishim në një listë bashkë apo edhe vitin tjetër, mund të ju them se përkrahja ndërkombëtare është shume e fuqishme dhe shumë më e vendosur se sa në UNESKO. As Rusia dhe as Serbia nuk do të mund ta ndal anëtarësimin e Kosovës sepse argumentet profesionale janë në favor absolut të bashkëpunimit të sigurisë në një botë ku sfidat globale të sigurisë janë asimetrike dhe tejet komplekse.

Pra ti ulim pritjet dhe thjesht të vlerësojmë në mënyrë objektive.

/MegaPress/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...