Ballina / Lajme / Kosovë / A po e shkel Kushtetutën presidenti Thaçi me manovrimet me PAN-in?
Loading...

A po e shkel Kushtetutën presidenti Thaçi me manovrimet me PAN-in?

Profesori universitar për shkencat politike Dashnim Ismajli në një intervistë për “Bota sot“, ka shpejguar gjendjen aktuale politike në vend dhe mundesitë që vendi të dalë nga bllokada. Ai ka thenë se mos Konstituimi i Kuvendit s´do mend që është shumë i dëmshëm, bllokon procesin e ndërtimi dhe funksionimin e institucioneve. Sipas Ismajlit figura e Kadri Veselit është një figur e dyzuar, që nuk i kontribuon relaksimit të politikës në Kosovë, demokracisë dhe institucioneve që po pretendojmë të themelojmë.

Image

Dashnim Ismajli

Foto galeri

Bota sot: Si e vlerësoni mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës deri më tash. Kush mendon se është fajtor për gjendjen e krijuar? Edhe sot dështoj mbajtja e seancës?

Dashnim Ismajli: Mos Konstituimi i Kuvendit s´do mend që është shumë i dëmshëm, bllokon procesin e ndërtimi dhe funksionimin e institucioneve tjera politike,  paralizon jetën publike dhe sfidon gjithë procesin e demokratizimit në vend. Mendoj se faji për gjendjen e krijuar i takon ekskluzivisht PDK-së, për arsye se kjo parti jo vetëm kësaj here, po edhe nga praktikat e kaluara, ka quar vendin pa arsyeshëm në zgjedhje të parakohshme duke ndërprerë bashkëpunimin me partitë e tjera që kanë qeverisur bashkërisht. Rrëzimi i qeverisë dhe çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme përmes veprimeve tekanjoze të disa Individëve, që në bazë të këtyre praktikave po tentojnë të shndërrojnë Republikën në Interes të tyre dhe ndërtimin e një shteti apo shoqërie në tersi në shërbim të disa personave, ka sjellë gjendjet që gjendemi tani. PDK-ja  që nga viti 2007 deri më 11. Qershor 2017, si njëra nga partitë më të mëdha në Vend ka dhënë një shembull të keq në ndërtimin e një kulture politike dhe bashkëpunimi të sinqertë ndërmjet partive politike.

Bota sot: Mendoni se koalicioni PAN e ka te obligueshme të marr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe se deri kur mund të zgjas kjo?

Dashnim Ismajli: Në mbledhjen e thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit për të Konstituar Kuvendin,  marrë për bazë obligimet kushtetuese, të gjitha partitë që kanë kanë kaluar pragun zgjedhor, janë të obliguara të marrin pjesë në këtë proces dhe secila duhet të jap kontributin e saj në ndërtimin e institucioneve politike në mandatin që pason. Kjo Status Quo mundë të zgjatë shumë, në rast se partitë politike nuk tregohen të gatshme për të gjetur konsenzusin politik në tejkalimin e krizës që po mbretëron. Dhe në rast se PAN vazhdon tutje të mos marr pjesë në Senacën Konstituive atëhere duhet Presidenti të qoj vendin në zgjedhje të reja. Unë nuk shoh ndonje rrugëdalje tjetër, përderisa kemi një intepretim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014, se Kryetari i Kuvendit të Kosovës i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, që në këtë rast është PAN, dhe ky precedent po shfrytzohet nga ky koalicion duke bllokuar të gjithë procesin e ndërtimit të institucioneve politike.

Bota sot:  Si e shihni figurën e Kadri Veselit për në krye të Kuvendit, pasi shumica e deputetëve nuk e duan atë në krye të Kuvendit të Kosovës ?

Dashnim Ismajli: Një figur e dyzuar, që mendoj se nuk i kontribuon relaksimit të politikës në Kosovë, demokracisë dhe institucioneve që po pretendojmë të themelojmë. Mendoj se Koalicioni PAN ka figura të mjaftueshme kredibile që mund të ushtrojn funksionin e Kryekuvendarit të Kosovës dhe ky Koalicion nuk duhet të lidhet për një figur që për shumicën parlamentare është i padëshirueshëm. Çdo tentativ pët të propozuar një Kandidat të padëshirueshëm në shumicën parlamentare, është vijimësi e politikës së Hashim Thaçit (që i shërben interesit të ngusht klanor), provokim dhe veprim kryeneç që i kontribuon ngërçeve, bllokimeve të procesit dhe krizave politike në vend.

Bota sot:  Aktualisht mund te themi se ka paqartësi edhe rreth te drejtës se kush mund ta formoj qeverinë. Mendoni se Gjykata Kushtetuese e ka bere të çarte këtë në vitin 2014?

Dashnim Ismajli: Hapi i parë duhet të jetë Konstituimi i Kuvendit, dhe tek pasi të kemi Konstituar Kuvendin mund të procesohet më krijimin e qeverisë, megjithatë kemi një dilem se kush duhet të formoj qeverinë pas konstituimit të Kuvendit në rast se Koalicioni PAN (me numër më të madh deputetësh) nuk arrijn të merrë besimin e 61 deputetëve në Kuvend dhe kjo paqartësi vie si rezultat i intepretimeve të Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, mirpo të mos harrojmë se ky intepretim është bërë sipas dëshirës së PDK-së. PDK-ja ka shfrytzuar Gjykatën Kushtetuese dhe njerëzit e saj në atë kohë, duke instrumentalizuar dhe ushtruar ndikimin politik në këtë Institucion dhe bërë intepretimet në favor të kësaj partie. Gjendja e njejtë e 2014 po na përsëritet prap dhe një intepretim ndryshe nga Gjykata Kushtetuese do binte ndesh me vetë intepretimet e Gjykatës dhe do ishte i paarsyeshëm. Nuk mundet Gjykata të bëjë dy intepretime për të njejtën Casus. Megjithatë Intepretimi i 2014 ka qenë jo i arsyeshëm dhe tashmë në rast se nuk do bëhen ndryshime dhe shpjegime të prera decidive, do kemi ngërçe dhe bllokime të njëpasnjëshme përmes këtyre formacioneve në ndërtimin e Institucioneve politike.

Bota sot: Si e shihni mundësinë që Kushtetuta e Republikës se Kosovës të ndryshohet. Mendoni se një ndryshim do të ishte e lehtë dhe a do të mund të ndodh?

Dashnim Ismajli: Mendoj se Kushtetuta e Kosovës ka deficitet e saja dhe në mënyrë imediate duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese në të mirë të funksionimit të institucioneve dhe të shoqëris në përgjithësi. Mendoj se ndryshimet kushtetuese kur janë të nevojshme dhe në dobi të shoqërisë atëhere duhet të gjindet konsenzusi nga grupimet politike për të realizuar ato. Ndryshimet kushtetuese sigurisht se janë edhe sfiduese, duke marrë përbazë vullnetin politik të partive politike, dhe gjithashtu mos përjashtuar edhe interesat e përfaqësuesve nga ana e minoriteteve.

Bota sot: Tema më aktuale këta muaj ka qenë edhe krijimi i Ushtrisë se Kosovës. Mendoni se kjo do të arrihet edhe përkundër faktit se Lista serbe do të vazhdoj të jetë kundër.

Dashnim Ismajli: Mendoj se Kosova ka patur mjaftueshëm kohë për evituar ulëset e rezervuara për Minoritetet në Parlament dhe kështu do të ishin më të lehta dhe më relaksuese edhe ndryshimet kushtetuese që sigurojnë forcimin dhe jetën vitale të Republikës. Partitë politike  nuk kan treguar, jo deri më tash vullnetin për  të adresuar këtë qështje që të largohen vendet e rezervuara në  Kuvend,  ngase këto grupe minoritare kanë shërbyer për disa parti edhe si kart garancë për të bërë numrat në qeveritë e post-pavarësisë së Kosovës.  Mendoj se ndryshimet kushtetuese, që garantojnë funksionim të mirëfillt të Shtetësis së Kosovës duhet të bëhen, siç është edhe ligji për Ushtrinë, që shëndrron FSK-në në Ushtri të rregullt, mirpo këto ndryshime duhet të jenë në koordinim dhe bashkpunim të ngusht me aleatët ndërkombëtar.

Bota sot: Si e shihni gjuhen fyese dhe të urrejtjes ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët në vazhdimësi akuzojnë njëri tjetrin më akuzat më të renda. Mendoni se një gjuhë e tillë sjell një debat të ulet edhe në Kuvend.

Dashnim Ismajli: Mendoj se një gjuhë e tillë nuk konsiston me vlerat demokratike dhe ndërton një imazh të keq për Shtetin të Kosovës. Gjuha e urrejtjes rrit hendekun e inateve dhe përqarjes politike në vend, gjithashtu këto zhvillime politike dhe kjo gjuhë e urrejtjes ndihmon në uljes e besimit të qytetarit ndaj politikës dhe institucioneve vendore. Ndërtimi i një kulture politike sipas vlerave demokratike ndërtohet përmes përgjeshmëris, mirëbesimit,  tolerancës dhe transaprencës politike, andaj çdo tentativ nga grupimet politike,  që diskurset e ndryshme politike në vend të i shëndrroj në akuza dhe fyerje të ulta personale jep shembull të keq  të politikbërjes dhe demokratizimit të shoqërisë.

Bota sot: Mendoni se presidenti duhet ti jep te drejtën e formimit te Qeverisë partisë se dytë nëse fituesit e zgjedhjeve nuk arrin ta formojnë?

Dashnim Ismajli: Presidenti ka obligim Kushtetues që të inicioj formimin e qeverisë duke i dhënë të drejtën partive politike të propozoj kandidatët e tyre në Parlament për shefin e qeverisë.  Mendoj se një konstituim i Kuvendit, me këtë trend zhvillimesh nuk është i afërt, arsyet tashmë dihen; ato janë pikërisht mungesa e numrave nga koalicioni PAN për të krijuar qeverinë e ardhshme, dhe si rezultat i kësaj kjo loj numrash do vazhdoj, si nga ana e koalicionit PAN ashtu edhe nga ana e Presidentit, ky i fundit ka bërë të qartë përmes deklaratave të tija të fundit, që nuk ka vullnet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në rast se PAN nuk është pjesë e qeverisë, andaj me këto deklarata të z. Thaçi sfidohet procesi për të krijuar institucionet të shpejta dhe të qëndrueshme. Mendoj se mundësia për të krijuar institucionet e vendit ekziston, mirpo kjo do varet nga vullneti i Presidentit që të bëjë zgjidhjen e duhur, duke i dhënë mundësin (përmes praktikës së diskrecionit) edhe partisë së dytë apo të tretë në rast se PAN nuk arrin të krijoj qeverinë në herën e parë. Mirpo unë e shoh me skepticizëm një zgjidhje të mundshme të këtij procesi dhe  ndërtimin e shpejt të institucioneve, duke marr për bazë veprimet politike të Presidentit nga përvojat e kaluara, se ky i fundit nuk shquhet për ndonjë zgjidhje relevante të përbashkët që ka qenë në shërbim të institucioneve apo shoqëris në përgjithësi, thuajse e gjithë veprimtaria e tij politike është ushtruar në shërbim të interesit individual apo të një rrethi të ngusht klanor.

Bota sot: Si e vlerësoni afërsinë që presidenti Thaqi e ka më koalicionin PAN, dhe takimet e tij më njerëz të ndryshëm që ti dal në ndihmë partisë se tij. A mendoni se kjo përben shkelje të Kushtetutës?

Dashnim Ismajli: Afërsia dhe flirtimi i vazhdueshëm i Presidentit Thaçi me koalicionin PAN është tregues i mjaftueshëm, se këtë funksion e ushtron një militant Partiak, që nuk ka aftësin politike për të siguruar unitetin politik, garantuar funskionimin e institucioeve dhe të luaj rolin dhe funksionin e tij, funksion ky që i ka garantuar Kushtetuta. Këto veprime të papërgjegjshme politike nga ana e Presidentit janë tregues i mirë, se Presidenti Thaçi mandatin e ka fituar si rezultat i marrveshjeve të dyshimta politike, favorizimeve dhe presioneve ndaj deputetëve.  Përfundimisht mendoj se Presidenti duhet të lëjë anash këto manovrime të kota, nuk i shërben kjo neglizhencë politike qytetarëve, institucioneve vendore dhe demokracisë në vend, njëherit mendoj se këto veprime nuk do rrisin poashtu admirimin e ndërkombëtarëve për Presidentin. Veprimet e Presidentit më shumë ngjasojnë në zemrimin e një militanti partiak për zhvillimet postzgjedhore,  që si President duke ngatrruar kompetencat e shpërfill rolin dhe  funksionin e tij, funksion ky që i ka garantuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Bota sot: A mendoni se Kosova e ka të pa mundur të mos shkoj në zgjedhje prapë nëse vazhdohet më bllokada të tilla?

Dashnim Ismajli: Duke marr parasysh zhvillimet në Kuvend dhe çasja aktuale nga koalicioni PAN, një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit nuk duket të jetë i afërt në fokus. Nëse PAN vazhdon të thirret në intepretimet kushtetuese, se e drejta ekskluzive për të krijuar qeverinë i takon vetëm koalicionit PAN, atëhere duhet të kihet parasysh nga ana e PAN se njëashtu është edhe detyrim kushtetues që partitë politike të marrin pjesë në Kuvend dhe punimet e tij për të konstituar atë. E kam thënë disa here se kjo çasje nga ana e koalicionit PAN është e dëmshme dhe bllokon procesin e ndërtimit të institucioneve, partitë politike duhet veprojnë në mënyrë konstruktive që kjo sfidë të tejkalohet. Në rast se PAN  nuk ka arritur të bëjë shumicën e numrave, gjë që  deri më tash nuk e ka dëshmuar, atëhere duhet të veprohet në mënyrë imediate një rikonfigurim i koalicioneve  që të arrihet shumica në Parlament dhe të ndërtohen institucionet.  PDK nuk duhet të mbajë peng proceset dhe të luaj rolin kyç në ndërtimin e institucioneve politike. Ky rol i playerit vendimtar nga PDK ka rënë në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e fundit. Andaj mendoj se çdo tentativ për të mbajtur peng institucionet, shantazhuar dhe stërzgjatur proceset do rris frymen kritike nga qytetari, që në rast të organizimit të zgjedhjeve të reja do ishin fatale edhe për vetë këto parti, respektivisht për PDK-në dhe AAK-në. Jam i mendimit  se vazhdimi i seancës duhet të caktohet sa më shpejt, mirpo kjo seanc duhet të thirret vetëm atëhere kur partitë politike të ken arritur konsenzusin politik për konstituimin e legjislativit, mendoj se edhe Presidenti duhetë të luaj rolin e tij në bazë të funksioneve që garanton Kushtetuta për të vepruar politikisht duke bashkpunuar me liderët politikë në gjetjen e zgjidhjes relevante në ndërtimin e institucioneve politike, dhe mos të rrezikohet që vendi të futet në krizë institucionale.

Mendoj se eventualisht një qeveri e krijuar sipas këtij Modeli që po flitet përmes PAN, Minoriteteve dhe aty ketu deputet të kontrabanduar që nuk mbajnë përgjegjshmërin politike ndaj votuesit dhe nuk qëndrojnë prapa bindjeve dhe parimeve  të tyre nuk i garanton Kosovës stabilitet dhe qëndrueshmëri institucionale. Një qeveri e formuar sipas kësaj formule kish me qenë edhe ajo „Nyja Gordiane“ që për qeverinë e ardhshme përbën sfidë të madhe, në rast se keto grupacione politike nuk tregohen të gatshme të gjejnë formulen për një qeveri të shumicës,  që në sfidat e ardhshme Kosovës kish me i garantu përspektivën e saj. Mirpo e thash edhe më herët, para se të flasim për krijimin e qeverisë, kemi një hap paraprak, atë të Konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e Kryekuvendarit, gjë kjo jo e lehtë për tu arritur, dhe kam frikën se Kosovën do e fus në një krizë institucionale, gjithmon duke marrë për bazë prononcimet e deputetëve nga koalicionet e tjera, se nuk janë të gatshëm të votojnë një propozim të tillë, si ai i Kadri Veselit, i ardhur nga koalicioni PAN. Kam përshtypjen se kjo është edhe frika e z. Haradinaj se krijimi i një qeverie të qëndrueshme dhe funksionale, duke marrë parasysh mos sigurimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të kaluar sfidat dhe proceset që e presin Kosovën dhe në saje të këtij trendi zhvillimesh politike brenda vendit është thuajse i pamundur. Megjithatë unë nuk përjashtoj edhe zgjedhjet e reja, duke analizuar rrjedhen e procesit politik,  dhe duke u bazuar edhe në pronocimet e partive politike, respektivsht LDK-së dhe VV-së,  se këto dyja nuk po arrijn një gjuhë të përbashkët për një koalicion qeverisës në të ardhmen.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...