Ballina / Lajme / Kosovë / A po ndahet LAA? Ja ç’thotë Kusari-Lila
Loading...

A po ndahet LAA? Ja ç’thotë Kusari-Lila

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, por ka thënë se shpreson se do të hyhet në procedurë të Kuvendit.

Kusari-Lila ka thënë se nuk e di nëse partneri i LDK-së dhe Alternativës, AKR-ja do të largohet nga ky koalicion për t’iu bashkuar koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Nuk e di se çfarë saktësisht do të ndodhë të enjten, nëse ka lëvizje nga koalicioni jonë. Nuk kemi të konfirmuar edhe pse po flitet se mund të ketë lëvizje të një subjekti politik. Por nuk kemi zyrtarisht të konfirmuar nga askush se ka lëvizje të AKR-së drejt PAN-it. Po e them pasi kemi lexuar në media se ka pasur ose ka komunikime. Shpresoj që të hyhet në procedurë të votimit dhe pastaj të ecin afatet”, ka thënë Kusari-Lila për Tribuna Channel.

Ajo më tej ka thënë se ka qenë e domosdoshme për të që t’i hyjë edhe një herë garës për kryetare të Gjakovës, pasi sipas saj, nëse nuk do të garonte edhe për një mandat ajo do ta linte punën e saj në gjysmë.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...