Ballina / Lajme / Kosovë / AAK nuk siguron se nesër zgjidhet kryetari i Kuvendit
Loading...

AAK nuk siguron se nesër zgjidhet kryetari i Kuvendit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka konfirmuar se edhe AAK-ja do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, të enjten në ora 10:00, ashtu siç do të veprojnë edhe deputetët e dy partive tjera, pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).

Megjithatë, Nitaj lë të kuptohet se PAN ende nuk i ka të siguruara ende votat për kryeparlamentar.

“Nesër deputetet e PAN-it do te marrin pjese ne seancë, por suksesi i votimit te kryetarit dhe nënkryetarëve te Kuvendit nuk varet nga seanca, por nga vetëdija dhe përgjegjësia e deputeteve që është e paracaktuar me kushtetute”, tha Nitaj për Gazetën Express. “Forcat politike duhet te lëvizin nga ky pozicion e ta zhbllokojmë situatën e krijuar rreth konstituimit të plotë të Kuvendit. Çështja e krijimit të qeverise është tjetër; aty kundërshtarët politikë mund ta tregojnë fuqinë e tyre politike”.

/Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...