Ballina / Lajme / Kosovë / AAK’ja në Prizren më e fuqishme se kurrë
Loading...

AAK’ja në Prizren më e fuqishme se kurrë

Prezantimi i programit për qeverisje në mandatin katër vjeçar nga kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e AAK’së Lulzim Kabashi, kishte pjesmarrje masive si kurrë me parë.

Lulzim Kabashi nga radhët e AAK-së për kryetar të Prizrenit, duket se ka fituar zemrat dhe besimin e qytetarëve. Kandidati në fjalë përveç se dallohet si njohës i mirë i problemeve të qytetit dhe halleve të qytetarëve ai vecohet për kontributin e dhënë gjatë luftës në Kosovë, por edhe për ndihmat që i ka bërë qytetarëve në nevojë përmes bizneseve të tij private.  Ajo që ka zgjuar vëmendjen e të gjithëve është pikërisht numri i madh i pjesëmarrësve në Qendrën Sportive ‘Sezai Surroi’ për të ndjekur prezantimin e tij.


Bazuar në zgjedhjet paraprake, AAK’ja në Prizren asnjëherë nuk ka patur më shumë pjesëmarrës, që nënkupton se ky subjekt politik është duke shkuar drejt një rritje dukshëm të qëndrueshme. Kjo falë besueshmërisë që ka krijuar kandidati i AAK-së dhe programit të prezantuar qeverisës.


Ardhja e Lulzim Kabashit në krye të AAK’së në Prizren ka sjellur një frymë ndryshe, duke i hapur rrugë të gjithë të interesuarve për të dhënë kontributin e tyre politik brenda këtij subjekti politik. Përndryshe Kabashi është vlerësuar si më i miri në të gjitha debatet e organizuara për Prizrenin dhe në mediat në të cilat Kabashi së bashku me kandidatët tjerë shfaqën idetë dhe u ballafaquan me programet e tyre qeverisëse.
Për më shumë ju ftojmë ti shikoni fotografitë gjatë prezantimit të programit qeverisës.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...