Ballina / Lajme / Kosovë / Abazi rrëfen për herë të parë: Isha nismëtar i koalicionit VLAN, por atë e ndan Qosja dhe Demaçi

Abazi rrëfen për herë të parë: Isha nismëtar i koalicionit VLAN, por atë e ndan Qosja dhe Demaçi

Njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë nismëtar i koalicionit VLAN.

Ai ka dhënë detaje për atë koalicion, se në çka ka besuar ai, e kush ka qenë kundër këtij koalicioni.

Image

Haki Abazi

Foto galeri

“Për herë të parë po e them publikisht që unë kam qene nismëtari i VLAN dhe kam besuar fuqishëm që ajo formulë do ta kryejë tranzicionin e qetë nga njëngulfatje e kapje e shtetit tek një proces i çkapjes së shtetit nga interesa të disa individëve. Nuk është faji i gjithi i PDK-së dhe anëtarësisë ashtu siç nuk është faji i askujt në mënyrë kolektive, fajtorët janë emra të përveçëm që e kanë dëmtuar unitetin nacional në vizionin e bërjes së shtetit funksional, shtetin e së drejtës dhe shtetin që e ka në qendër interesin e qytetarit. Mos harroni që ka qenë Rexhep Qosja që eka përkrahur Hashim Thaçin, ka qenë Adem Demaçi që eka përkrahur KadriVeselin, ata kanë qenë ideatorët e ndarjes dhe baltosjes sëçdo tentimi për të unifikuar forcat. Idetë e tyre ende jetojnëtë shpërndara nëpër parti politike. Ato ide nuk janë të shëndosha, ato ide nuk i kanë kontribuar asnjëherë unitetit, ato ide e kane përçarë vendin dhe si të tilla duhet të lihen në margjinat e së kaluarës.

Por e vërteta dhe drejtësia nuk mund të jenë peng i koalicioneve e as tekeve politike të askujt dhe rrjedhimisht nuk do të duhej bërë llogari afatshkurtër, kjo kohë e vështirë gjithashtu jep mundësinë për një debat më të gjerë dhe përmbajtësor që vërtetë të kemi një evolucion pozitiv në formën e të menduarit, aplikimin e marrëdhënieve politike dhe angazhimit të përcaktimit të vijës sëkoncensusit për interesin nacional”, ka thënë njohësi i zhvillimeve politike në vend, HakiAbazi për gazetën “Bota sot”.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …