Ballina / Lajme / Kosovë / Admirali amerikan: “Nëse doni ta ndryshoni botën, rregulloni shtratin tuaj” (Video)
Loading...

Admirali amerikan: “Nëse doni ta ndryshoni botën, rregulloni shtratin tuaj” (Video)

“Nëse doni ta ndryshoni botën, rregulloni shtratin tuaj”, ishin këto fjalët e para të Admiralit amerikan William H. McRaven, para studentëve të Universitetit të Teksasit.

Admirali shkëputi disa kujtime nga koha kur kryente detyrën në Akademinë Ushtarake, ndërsa thotë se “Çdo mëngjes ishim të detyruar, të rregullonim shtratin tonë deri në perfeksion”. “Nëse rregulloni shtratin tuaj çdo mëngjes, ju keni kryer detyrën e parë të ditës”.

“Do t’ju japë një ndjesi krenarie dhe do t’ju japë kurajë të kryeni një detyrë tjetër”…

Admirali amerikan ka qenë në shërbim deri në vitin 2014 dhe ka udhëhequr operacione të forcave speciale në Luftën e Gjirit (Mburoja e Shkretëtirës dhe Stuhia e Shkretëtirës), Operacionin e luftës në Afganistan si dhe operacionin Neptune Spear në Irak. Ka marrë tre herë medaljen e Shërbimit të Dalluar, 2 herë medaljen e Shërbimit Superior, 2 herë medalje të Legjionit të Nderit si dhe dy herë Medaljen e Yllit të Bronztë.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme në gjuhën shqipe

/Konica.al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...