Ballina / Lajme / Aeronautika rikthehet në RTSH me Kampionatin e 7-të Kombëtar
Loading...

Aeronautika rikthehet në RTSH me Kampionatin e 7-të Kombëtar

Në qytetin e Vlorës ka ngritur siparin Kampionati i 7-të Mbarëkombëtar i Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizionit, i cili, sikundër çdo veprimtari madhore sportive, kombëtare apo ndërkombëtare, po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Në ditën e parë të tij, nga 3 të tilla, teksa ky kampionat ka nisur të enjten dhe mbyllet të shtunën, janë zhvilluar turet e para të fluturimeve, duke përvijuar edhe pretendentët. Janë gjithsej 47 konkurrentë që marrin pjesë në këtë kampionat, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe ata do të kryejnë nga 7 fluturime secili dhe në përfundim, fitues shpallet sportisti me pikëaverazhin më të ulët.
Pasi ka kapërcyer me sukses provën e organizmit të Kampionatit Botëror të kësaj disipline nga data 9, deri më 14 maj të këtij viti në Vlorë, Federata Shqiptare e Aeronautikës rikthehet në një bashkëpunim mjaft të suksesshëm me Radio-Televizionin Shqiptar, me transmetimin e drejtpërdrejt të këtij kampionati, me komentin e drejtpëdrejtë, por edhe me intervistat e herëpashershme me protagonistët. Për presidentin e Aeronautikës Shqiptare, Renis Tershana, ky sport është një vitrinë e mirë për Shqipërinë.
Transmetimi televiziv i këtij kampionati do t’u ofrojë shikuesve kënde mjaft interesante të Rivierës shqiptare, të ndërthurura me emocionet sportive./rtsh/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...