Ballina / Lajme / Kosovë / Afrim Hoti: I mallëngjyer sa herë që mbaj ligjërata në Degli Studi di Bologna
Loading...

Afrim Hoti: I mallëngjyer sa herë që mbaj ligjërata në Degli Studi di Bologna

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, njëherësh kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, Afrim Hoti, përmes një statusi në Facebook, ka shpërndarë një video në të cilin ai ndan momente nga ligjërimet e tij me studentët në vendin ku dikur studionte vetë.

Ai me këtë rast ka thënë se ndihet i mallëngjyer, por edhe i kënaqur sa herë që mban modulin e ligjëratave për studentët e Universitetit Degli Studi di Bologna në Itali.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Mallëngjehem por edhe kënaqem sa herë vij të mbaj modulin e ligjëratave të mia në vendin ku dikur studioja vetë, në vendin e Umberto Eco’s, në Universitetin e dytë më të vjetër në Europë.

Nga ligjerata e sotme në Universita Degli Studi di Bologna.

Paçi një fundjavë të këndshme! A.H

20 shtator 2019 Bolonjë, Itali

Shkruan: A.P.L. KosovaPress

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...