Ballina / Show Bizz / Muzike / Aida Doçi paralajmëron baladën e re (Video)
Loading...

Aida Doçi paralajmëron baladën e re (Video)

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Aida Doçi e ka paralajmëruar këngën e saj të re.

Kënga titullohet “Hajde goditëm” dhe do të jetë një tjetër baladë nga kjo këngëtare.

Ajo madje e ka publikuar një pjesë të këngës përmes një videoje të publikuar në Instagram.

“Vjen së shpejti kënga e re ‘Hajde goditëm’”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Aida u bë pikërisht e njohur për baladat e saja, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e këngëtares.

(Foto: Instagram/AidaDoci1)

Projekti i saj më i fundit i realizuar me videoklip titullohet “A është e mundur”.

Videoja muzikore që është publikuar para një muaji është shikuar 1.6 milionë herë.

Fatmir Muja (teksti dhe muzika) dhe Nexhat Mujovi – Virusi (orkestrimi) qëndrojnë prapa asaj kënge.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Ardit Bexheti vjen në duet me Aida Doçin (Video)

Një këngë shumë ritmike verore dhe gazmore është realizuar në duet mes këngëtarit tashmë të …

Loading...