Ballina / Lajme / Kosovë / AKR harron akuzat për PDK-në
Loading...

AKR harron akuzat për PDK-në

Posti i Ministrit të Punëve të Jashtme ka joshur kryetarin e Aleancës Kosova e re, për t`iu bashkuar koalicionit PDK-AAK-Nisma. Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës”Bota sot”,  sipas të cilave të mërkurën pritet të bëhet publike edhe zyrtarisht mbështetja e Pacollit për Koalicionin që deri pak më parë e quante të krimit.

Aleanca Kosova e Re e ka ndarë mendjen për ti dal në ndihmë koalicionit PAN për të krijuar qeverinë, ani pse në një qeveri të tillë roli i AKR-së nuk do të jetë aspak parimor. Roli i AKR-së do të jetë minimal në qeverisje, sepse  një parti me vetëm katër deputetë në Kuvend dhe njeri nga ta te jetë kundër hyrjes në qeveri me koalicionin PAN vështirë se do të mund të sjell një pozitë të forte e cila do ti qonte proceset përpara. Derisa AKR deri dje betohej e përbetohej se nuk do të pranonte në asnjë mënyre të hyn në qeveri më asnjërën nga partitë që tashmë janë në koalicionin PAN, tash pa asnjë problem është larguar nga koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën.

Sipas burimeve dita e mërkurë do të jetë vendimtare kur vet Behxhet Pacolli do ti bashkohet koalicionit PAN, dhe që më pas ky i fundit do të udhëheq më Ministrinë e Punëve të Jashtme post i premtuar ne rast se shkon me koalicionin PAN. Në një qeverisje të mundshme deri më tani kundër ka dalë haptas deputeti nga radhët e AKR-së Korab Sejdiu. Ai në një prononcim të shkurtë për “Bota sot” nuk ka dashur ta mohoj e as ta pohoj nëse do të votoj në të mirën e koalicionit PAN apo do të dal si deputetet i pa varur.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...