Ballina / Lajme / Kosovë / AKR-ja bllok koalicionit PAN
Loading...

AKR-ja bllok koalicionit PAN

Koalicioni PAN nesër në seancën konstituive të Kuvendit do ta ketë të pa mundur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë pasi që vendimi përfundimtar i partisë se Behxhet Pacollit është që mos të bëje koalicion më PAN-in dhe në asnjë mënyrë mos ta votoj as krye parlamentarin e as qeverinë.

Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së ka thënë për “Bota sot” se vendimi që është marrë mbrëmë nga kjo parti është që nuk mund të këtë koalicion më PAN-n dhe se deputetë e AKR-së nuk besoj se do të veprojnë jashtë vendimeve të partisë.

“Për votën se a do ta votojnë krye parlamentarin a jo ju duhet te flisni me deputetet e AKR-se por besoj qe jo. AKR-ja nuk do ta përkrah koalicionin PAN në asnjë mënyrë dhe thash se nuk kemi koalicion  më PAN-n” ka thëne Bahtiri.

Kurse në pyetjen se ne seancën e nesërme a mund të ndodh qe AKR të votoj për kryetarin e Kuvendit, Bahtiri tha “Ne nuk kemi koalicion më PAN dhe nuk do ta votojmë, por as nuk do të bëjmë koalicion më PAN-in” tha ai.

“Nuk e besoj se deputetet e AKR-së marrin vendim jashtë vendimeve të partisë dhe kryesisë. Vendimi është marrë mbrëmë dhe vendimi përfundimtar është se nuk do të bëjmë koalicion më PAN-in” ka thënë nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...