Ballina / Lajme / Kosovë / Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren: Sulmuan dhe plaçkitën gjësende nga një holandez
Loading...

Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren: Sulmuan dhe plaçkitën gjësende nga një holandez

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër personave E.S., F.K. dhe J.K., për shkak të veprës penale grabitje dhe lëndim i lehtë trupor.

“Sipas aktakuzës E.S., F.K. dhe J.K., më 03.07.2017 me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., shtetas holandez, e pastaj nga ai kërkojnë të holla, e kontrollojnë nëpër xhepa dhe ia marrin një telefon celular të tipit “Sony-Experia”, në vlerë rreth 600 Euro”, thuhet në njoftim. Transmeton Express.

Me këto veprime E.S., F.K. dhe J.K., në bashkëkryerje kryen veprën penale “Grabitja”, nga neni 329, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...