Ballina / Lajme / Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.
Loading...

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të Shqiperise në NATO, në konferencen akademike të Takimit Global të Shkencave Humane në Rome, Universitetit i Washingtonit, Nertila Haxhia, aktivistja shqiptare por e njohur edhe si Lissus në boten e muzikes, gjatë prezantimit të punimit të saj për konferencen në fjale, ka shoqeruar studimin e saj duke deklararuar në sy të studjuesve të huaj demin njerezor/ekonomik që u shkaktohet shqiptareve të Shqiperise dhe Kosoves. Ajo ka prezantuar rastin e shoqatave serbe dhe kompanive turke në këtë studim. Sipas saj, shoqatat serbe të mbrojtjes së të drejtave të grave, marrin fonde për globalizimin që supozon të drejta të barabarta por ama nuk njohin viktimat e dhunes seksuale në Kosove akoma. Nga ana tjeter kompanite turke janë duke shkatrruar ekonomine e shqiptareve jo vetëm nga lloji i marreveshjes me qeverite tona njera pas tjetres por edhe duke dëmtuar natyren e shendetin e banoreve të zonave pa marre asnje denim edhe kur është kërkuar procedimi i tyre. Në këto kushte Nertila ka dashur të iluminoje studiuesit e huaj që të merren me studimin e jo hipokrit të procesit të globalizimit, duke cuar aty rastet e Shqiperise dhe Kosoves që po dëmtohen nga ky proces. 




Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...