Ballina / Show Bizz / “Aladini” flet e këndon shqip në mjuzikëlin që po magjepsë fëmijët
Loading...

“Aladini” flet e këndon shqip në mjuzikëlin që po magjepsë fëmijët

Produksioni “Polifonia” në bashkëpunim me “RTV 21”, pak ditë më parë kanë prezantuar mjuzikëlin “Aladini”. Premiera e këtij mjuzikëli u dha në “Kino ABC” në Prishtinë.

Ky mjuzikël i krijuar nga mjeshtri i muzikës, Naim Krasniqi, ka për protagonistë fëmijë të talentuar në muzikë dhe aktrim, loja e të cilëve ka marrë shumë duartrokitje nga publiku dhe notë pozitive nga kritika.

Muzika, tekstet dhe regjia e “Aladinit”, që këtë herë këndon e flet shqip, dëshmon unikalitetin e Krasniqit, i cili edhe një herë e vulos faktin se është krejt i veçantë në fushën e tij, shkruan “Kosovarja”.

Me muzikë, skenografi e kostumografi që të dërgon në atmosferën e lindjes dhe përrallës së famshme arabe të “Aladinit”, autori i ka dhënë edhe një vepër të bukur artit shqiptar dhe adhuruesve të vegjël të muzikës dhe filmit.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë/ “Gjynah” Super projekti i ri muzikor nga Vani Gjuzi (Foto-Video)

Vani Gjuzi sapo ka publikuar projektin me te ri muzikor. Super projekti muzikor është punu …

Loading...