Ballina / Lajme / Bota / Alarmohet amerikanët, në Arizona ka filluar pothuajse gjithçka të shkrihet nga temperaturat ekstreme prej 50 gradë (Foto)
Loading...

Alarmohet amerikanët, në Arizona ka filluar pothuajse gjithçka të shkrihet nga temperaturat ekstreme prej 50 gradë (Foto)

Temperaturat më të larta në Phoenix të Arizonës (SHBA), ishin shënuar më 26 qershor të vitit 1990, kur mbi këtë shtet amerikan qytetarët panë të tmerruar në termometër se temperatura kishte arritur në 50 gradë Celsius.

Megjithatë, temperaturat e larta që janë duke mbizotëruar në këtë shtet këto ditë, pritet të kalojnë ato që ishin shënuar në vitin 1990, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat amerikane, mbi 50 fluturime nga aeroporti më i madh i Arizonës “Sky Harbor” janë anuluar, për shkak të temperaturave të larta.

Arsyeja kryesore është se kur temperaturat kalojnë mbi 43 gradë Celsius, trupi i njeriut nuk mund të freskohet dhe si rezultat i kësaj mund të vjen deri tek sulmi në zemër.

Temperaturat aktuale në këtë vend është 47 gradë Celsius, kur në beton 76, dhe nuk është për tu çuditur që disa pajisje në veçanti ato të plastikës që janë shkrirë në asfaltin e nxehtë. /Telegrafi/

Thermometer sign reads 111 degrees FahrenheitHand thermometer pointing at the ground reads 164 degrees Fahrenheit

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...