Ballina / Show Bizz / Alil Kerkuti me baladën “Jemi një” pritet shumë mirë
Loading...

Alil Kerkuti me baladën “Jemi një” pritet shumë mirë

Pas dy këngëve të bukura e ritmike “Me hile” dhe “Ti je problem”, artisti i ri dhe i talentuar Alil Kerkuti ka dashur të vijë me një baladë mjaft të bukur që sapo është publikuar në Youtube nga Arkiva Shqip. Këngëtari me origjinë nga Dibra por që jeton në Amerikë edhe këtë herë ka gjetur bashkëpunimin e mirë me Gramoz Kozelin që ka krijuar muzikën e këngës “Jemi një” , ndërsa për Mix Master është kujdesur DeVox, ndërsa teksti është shkruar nga Mirjeta Mema. Kënga ka edhe një klip të bukur që i përshtatet jo vetëm temës së këngëns por edhe stinës së dimrit realizuar nga FOURINFINIT. Kënga ka nisur të klikohet dhe të pritet mjaft mirë, duke siguruar për Alilin edhe një sukses në baladat që po i shkojnë shumë zërit të tij.

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …