Ballina / Lajme / Kosovë / Aliu: Askush nuk mund ta mposhtë dëshirën për arritje kur synohet arritje e cila krijon vlera
Loading...

Aliu: Askush nuk mund ta mposhtë dëshirën për arritje kur synohet arritje e cila krijon vlera

Kandidati nga radhët e AKR -s nepërmjet  faqes së tij zyrtare, ka treguar për sfidat gjatë punës së tij por duke u ndjer krenar që është djal nga Vushtrria. Madje ai ka shkruar se ka ardhur koha tani të ecim përpara, që me punë e me nderë të shtrojmë rrugën e prosperitetit për të rinjtë tanë dhe të sigurojmë që brezat e ardhshëm të mos i kenë më vuajtjet tona.

Gjithashtu ai tregon  se asgjë nuk mund ta mposhtë dëshirën për arritje, kur synohet arritje e cila krijon vlera, në dobi të njerëzve të ndershëm të vendit. Prandaj jemi këtu për një arritje finale – duke ju ofruar juve mundësinë ta ndryshoni politikën në nivelin lokal: për t’i dhënë fund formës së saj autoritare, elitiste e klienteliste dhe për ta kthyer komunën në shërbim tuaj, ashty që në komunën tonë të mbizotërojë njerëzorja, e që humanizmi të vihet mbi partitë, klanet e ideologjitë.

Ndërsa ka falenderuar edhe familjen e tij të cilët kan sakrifikuar dhe i kan qëndruar afër gjatë gjitha sfidave dhe vendimeve të marura.

Postimi i plotë:

PËR VUSHTRRINË E RE KU QYTETARI ËSHTË I PARI

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Zonja e zotërinjë,

Unë Nasuf Aliu, i lindur dhe rritur këtu, jam vetëm një vushtrrias i ri në mesin tuaj.
Kam ardhur deri këtu me shumë mund dhe duke u përballur me shumë sfida.
U jam falënderues pa masë për mbështetjen që më keni dhënë deri tani mua dhe ekipit që drejtoj.

Vushtrria është vendi ynë i dashur, i bukur, është vend i njerëzve të mirë që i dhanë shumë Kosovës e shqiptarisë. Vushtrria e Hasan Prishtinës, mua, sikurse juve, më nderon e më jep krenari – dhe ma forcon fort ndjenjën e përgjegjësisë.

Motra e vëllezër, unë jam krenar që jam i Vushtrrisë, bir i kësaj treve të lashtë që ka kaluar nëpër stuhi të ndryshme gjatë historisë, por gjithmonë ka mbajtë lart krenarinë, kulturën e traditën kombëtare shqiptare, duke kultivuar gjithashtu vlerat më sublime e paqësore islame. Duke vuajtur gjatë shumë brezave, gjithmonë kemi gjetur forcën të ecim tutje dhe u kemi shtrirë besën e mikpritjen tonë të gjithë atyre që i kanë shtuar vlerë trevës sonë.
Ka ardhur koha tani të ecim përpara, që me punë e me nderë të shtrojmë rrugën e prosperitetit për të rinjtë tanë, dhe të sigurojmë që brezat e ardhshëm të mos i kenë më vuajtjet tona.

Dua të ju rrëfej këtu se kam duruar mbi lëkurën time shumë vështirësi që sot fëmiu juaj i përjeton, kur frymon, rritet e vepron – në përpjekje që të shkollohet, të avancojë në jetë e të krijojë familje në Vushtrri.
Jam rritur me kufizime materiale, me vështirësi të shumta në mirëqenien time familjare dhe jam përballur me sfida rraskapitëse gjatë shkollimit.

Nuk synoj të evokojë emocione politike me histori personale, por me histori personale dëshiroj ta kuptoni modelin e sjelljes sime të tanishme dhe të mund ta parashikoni sjelljen time të ardhshme si Kryetar komune.

Dëshiroj ta dini se tejkalimi me shumë vështirësi i sfidave që përmenda ka qenë përcaktues për drejtimin tim të jetës. Prandaj qëndroj sot i nderuar para jush, duke ndjerë të njëjtin emocion tuajin, duke njohur çdo ëndërr të fëmijëve vushtrrias dhe duke kuptuar çdo brengë të prindërve.

Kam shkelur me këmbët e mia rrugën e vështirë që nxënësit e fshatrave e bëjnë cdo ditë për shkollim në qytet, në shkollat e ndryshme të Vushtrrisë.
Me vështirësi por me vendosmëri, sikurse fëmijët tuaj sot, e të ndriturit tanë studentë, i kam kaluar dikur edhe vet vështirësitë e udhëtimit nga Vushtrria për studime në Prishtinë.

Të gjitha këto sfida i kaloja me synimin për të arritur diçka në jetë dhe me besimin se i duhet shpërblyer mundi familjes që më ka rritur, e që me sakrifica më ka shkolluar. Edhe sot e kësaj dite, pesha e përgjegjësisë rëndon fuqishëm mbi shpatullat e mia sikurse mbi të gjithë njerëzit e urtë që sot përfaqësoj.

Por kryesorja pse unë jam angazhuar në politikë, është ajo që dëshiroj të gjithë ta dini e ta kujtoni veçanërisht me 22 Tetor kur të votoni në këto zgjedhje. Angazhimi im në politikë, duke ardhë deri këtu para jush për të kërkuar votën tuaj bazohet në dy arsye e motivacione kryesore:
E para, duke u përballur si individ e si familje me shumë telashe dhe vështërsi, andaj unë si i ri kam kuptuar se paska shumë sfida të tjera që neve padrejtësisht po na përplasin në jetë, dhe që burojnë kryekëput nga padrejtësitë e krijuara nga politika;

Arsyeja e dytë pse jam në politikë është se si i ri e kam kuptuar që nuk mjafton të angazhohesh vetëm për veten.
Jam rritur me ndjenjën e përgjegjësisë duke u përpjekur për të tjerët: impakti është gjithmonë më i madh në shoqëri kur ne luftojmë për lagjen, për fshatin, për tërë qytetin e shtetin tonë.

Fillova në politikë para 10 viteve, atëherë kur po ballafaqohesha me mjaft vështirësi dhe pikërisht në kohën kur po prisja pak mbështetje nga komuna ime, kuptova që unë isha vetëm një i pafuqishëm në mesin e shumë të tjerëve. Sikurse ata të rinjë të ndritur, isha i pa rëndësishëm karshi pushtetit.

Por ne të rinjtë, si qytetarë të pafuqishëm, vepruam e u bashkuam atëherë për të sjellë vlerë të re në qytetin tonë duke e kuptuar se jemi shumicë e lënë anash padrejtësisht.

Tani me besim e shpresë kjo shumicë po bashkohet e po rritet më fuqishëm, sepse jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë së bashku.
Ne qytetarët të mashtruar të Vushtrrisë, të cilëve që 17 vjet na kanë gënjyer në fshatin tonë, na kanë përbuzur djersën tonë, këtu në shtëpinë tonë, në vatrën tonë të përbashkët – në qytetin e lashtë të Vushtrrisë.

Unë kam mësuar se asgjë nuk mund ta mposhtë dëshirën për arritje, kur synohet arritje e cila krijon vlera, në dobi të njerëzve të ndershëm të vendit. Prandaj jemi këtu për një arritje finale – duke ju ofruar juve mundësinë ta ndryshoni politikën në nivelin lokal: për t’i dhënë fund formës së saj autoritare, elitiste e klienteliste dhe për ta kthyer komunën në shërbim tuaj, ashty që në komunën tonë të mbizotërojë njerëzorja, e që humanizmi të vihet mbi partitë, klanet e ideologjitë.

Unë nuk do flasë kurrë fjalë të padenja kundër rivalëve. Por me gjithë respektin për secilin individualisht, ma kërkon karakteri i kësaj gare sikurse përgjegjësia që ndjej ndaj jush, që unë të theksoj përparësitë tona karshi kandidatëvë të partive tjera.
Sot kemi ekipin më të mirë dhe profesional, programin më konkret dhe të matshëm, motivin e madh dhe eksperiencën e nevojshme.
Ne borgj si kemi askujt, përveq të madhit Zot, familjeve dhe qytetarve të ndershëm, andaj jemi të lirë të marrim vendime të mëdha.

Tani e dijmë se qytetari është fuqia, vullneti juaj i shprehur me votë është ai që do ta bëj diferencën.
Ju qytetarë të dashur jeni më të rëndësishëm se ne politikanët, sepse ju jeni sovrani.

Prandaj kur të dilni të votoni me 22 Tetor, ta dini se vota juaj është përcaktuese për fatin e Vushtrrisë, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e studentëve tanë, për suksesin e fermerit, për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve tanë, për respektin e mësuesve e për nderin e mjekëve, për ambientin e sigurinë tonë të përbashkët, për punësimin e të rinjëve e të rejave, dhe për klimën zhvillimore që do t’ja ofrojmë bizneseve vushtrriase duke ju mundësuar të ndalen në Vushtrri e mos të shkojnë gjetiu.

Qëndroj i vetëdijshëm për borxhin që kemi ndaj shumë gjeneratave që dhanë gjithçka për Vushtrrinë e Kosovën.
Duke qenë i nderuar që jam i juaji, ashtu sikurse ju, me besimin në Zot, në moral, në drejtësi do angazhohem pa rezervë për zhvillimin e qytetit tonë të dashur, për ta kthyer komunën në shërbim njerëzve të ndershëm, të rinisë, dhe duke lënë punë të mira në dobi të brezave të ardhshëm.

Zhvillimi i Vushtrrisë është i mundur me qeverisje të ndershme, transparente e korrekte. Është i mundur nëse komuna punon bashkarisht me ju dhe me njerëz të dëshmuar dhe të vihen në shërbimin tuaj.
Jam këtu bashkë me ekipin tim të zotohemi për mbështetje sociale dhe për llogaridhënie.

Të ardhmen pra e vendosni Ju dhe askush tjetër. Prandaj ju lus ta votoni numrin 34.

Dëshiroj ta mbylli me një premtim për Vushtrrinë – se do të jem Kryetar i të gjithë vushtrriasve.

Si Kryetari më i ri i qytetit më të vjetër të Kosovës do punoj shumë për ta bërë jetën më të mirë për të gjithë vushtrriasit dhe do bëj çdo gjë që kërkohet nga unë për t’i ndihmuar njerëzit e këtij qyteti që më bën krenar.

I falënderohem Presidentit zt.Behgjet Pacolli, mbështetjes nga niveli qëndror, Kryesisë së Degës në Vushtrri, dy forumeve të Degës, nëndegve dhe grupit të aktivistave që u angazhuan pa ndal për kohë të gjatë.

Sonte, i falënderohem familjes sime të dashur, prindërve të mi me vlerë, motrave të mija të mrekullueshme dhe nuses sime Njomzës për mbështetjen dhe mirëkuptimin gjatë gjirhë kohës.

I juaji,
Nasufi
Kandidat i AKR’s për kryetar të Vushtrrisë

/MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...