Ballina / Show Bizz / Muzike / Alvy – Kilo, një emër që premton të ardhme në muzikë! (video)
Loading...

Alvy – Kilo, një emër që premton të ardhme në muzikë! (video)

Alvy – Kilo është nga Elbasani një emër i ri dhe shumë premtues në skenen muzikore. Kënga mjaft atraktive, modestia dhe afërsia që ka me të tjerët duket se i ka tërhequr shumë fansa të tij për ta klikuar këngen e tij të re dhe për t`i uruar aq shumë.

Kënga e Alvy – Kilo është kënga e parë që del pas kontratës me “ Dynasty Production”. Në këtë video shohim sken mjaft dinamike, tërheqëse dhe pasionante.

Pas lansimit të kënges në youtube vetëm për një ditë ka pasur më shumë se 10k viwers. Ndërsa është njëri ndër spotet më të komentuara ditëve të fundit. Pas kësaj kënge të suksesshme, këngëtari tashmë I njihur për publikun shqiptar është duke u pregaditur për të lansuar këngë të reja.

Se çfarë do të sjell në ditët në vazhdim, mbetet enigmë për të gjithë fansat e tij. Por sigurisht që do të jet një hit tjetër i reperit misterioz!

Intervista e plotë:

Lirie Sahiti: Si erdhet deri te idea për këngen e re?

Alvy – Kilo: Zakonisht nuk vuaj për ide creative. Që në momentin e parë që dëgjova muziken më erdhi frymëzimi për të shkruajtur dhe realizuar këtë projekt.

Lirie Sahiti: Si ndjeheni tani me që keni filluar vrullshëm të njiheni si këngëtar i sukseshëm?

Alvy – Kilo: Ndihem shumë mirë pasi kam pothuajse gjatë- gjithë jetës time që punoj për të arritur këtu ku jam. Dhe ky është vetëm fillimi.

Lirie Sahiti:  Kush e ka bërë komponimin?

Alvy – Kilo: Dynasty production.

Lirie Sahiti: Me kë keni bashkpunuar për realizimin e kënges?

Alvy – Kilo: Për realizimin e këtij projekti ka qenë një ndihmë e madhe për mua producenti dhe njëkohësisht menaxheri im Claudio.

 Lirie Sahiti: Me kë keni realizuar videoklipin?

Alvy – Kilo: Videoklipi është një montazh i krijuar nga unë,  me spote të prera nga pjesë filmash.

Lirie Sahiti: Cilat jane synimet tuaja për të ardhmen?

Alvy – Kilo: Synimet e mija për të ardhmen jan që unë të jem pjesë e çdo klikimi shqipëtar .

Lirie Sahiti: Jeni duke punuar në ndonjë këngë të re?

Alvy – Kilo: Jemi duke punuar për disa projekte të reja që

do lansohen në periudha të shkurtra kohore.

Lirie Sahiti: Keni filluar te merrni ftesa për ndonje koncert?

Alvy – Kilo: Jo ende është herët për këtë pjesë.

Lirie Sahiti: Çka mendoni për bashkpunimet muzikore?

Alvy – Kilo: Jan shumë sene të mira nëse zgjedh njerëzit e duhur.  Pasi mund t`i ofrosh publikut diçka më tepër.

Lirie Sahiti:  A ndjeheni i veçantë në muzikë?

Alvy – Kilo: Normal që po, sepse unë sjell rrymen time anyway.

Lirie Sahiti: Cilin grup apo këngëtar të famshëm adhuroni?

Alvy – Kilo: Ka shumë artist që unë i kam idhuj. Ndërsa për sa i përket shqiptarisë, veçoj Unikkatilin.

Lirie Sahiti: Me kë do të dëshironit të bashkpunoni për këngën e ardhme?

Alvy – Kilo: Për momentin nuk kam në mendje askend. Por në të ardhmen do shohim mundësitë që më vinë.

Nga Lirie Sahiti, për /MegaPress.al/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Bledi bashkon forcat me Era Gegaj në Potpurin e sapo publikuar (Foto-Video)

Bledi dhe Era Gegaj sapo kan lansuar projektin e ri per fansat e tyre, potpuria …

Loading...