Ballina / Lajme / Kosovë / Ambsadat të zhgënjyera me Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Ambsadat të zhgënjyera me Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e ambasadës britanike dhe asaj amerikane i kanë sugjeruar KGJK-së përmirësimet që do të mund t’i bënte në procedurat e saja për emërim për të ndërtuar besimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë.

“Mirëpresim faktin që pas rishikimit të Rregulloreve, Këshilli Gjyqësor i ka miratuar disa prej këtyre propozimeve.  Megjithatë, siç ia kemi bërë të ditur KGJK-së edhe atëherë, ne jemi të zhgënjyer me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë.  Besojmë se votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies” eshte thene ne nje deklarate nga keto ambasada.

Sipas tyre  mungesa e çfarëdo diskutimi domethënës për meritat e kandidatëve në listën e ngushtë do të thotë se një pjesëtar i publikut që i ka ndjekur këto procese nuk do të mund të kuptonte përse një kandidat parapëlqehet para një tjetri.

Tutje eshte thënë që presin të punojnë me KGJK-në për të përparuar në arritjen e këtij qëllimi.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të …