Ballina / Show Bizz / Amela i dërgon fëmijët në “Karneval”
Loading...

Amela i dërgon fëmijët në “Karneval”

Amela Neziri ishte këngëtarja më e vogël pjesëmarrëse në edicionin e 55-të të “Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë” në Shkodër, ku marrin pjesë fëmijë këngëtar nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë festival që është më i madhi dhe më seriozi i këngës për të vegjël, Amela nga Kosova u prezantua me këngën “Karnevali”, me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Naim Krasniqi. Kënga shkojë në finale dhe u mirëprit ngrohtësisht nga publiku, i cili gjatë tre netëve të festivalit ku interpretohej live, e duartrokiti fortë dhe e këndoj një zërit me këngëtaren.

Kënga tashmë është vizualizuar me videoklip të punuar nga produksioni kosovar “Tik Tak Video”. Këngëtarja e vogël sjell atmosferën e karnavaleve botërore përmes këngës dhe videoklipit të sapo lansuar.

Më poshtë shikoni “Karneval” nga Amela:

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …