Ballina / Lajme / Maqedoni / Amir Elezi: Pse vendosa të kandidoj për kreun e Tearcës, çfarë ofroj si zgjidhje për rininë dhe banorët
Loading...

Amir Elezi: Pse vendosa të kandidoj për kreun e Tearcës, çfarë ofroj si zgjidhje për rininë dhe banorët

Mosha e re nuk e ka penguar kandidatin për komunën e Tearcës që të përfundojë studimet për mjekësi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi dhe kontributin e tij ta jap për popullin dhe qytetarët, të cilët i ka kuruar me ilaçe dhe këshilla mjekësore në ambulantën e tij private. Ndërkaq, zgjedhjet lokale i dhanë edhe mundësinë të dëshmojë se për qytetarët ai mund të bëjë edhe më tepër.

Rrugëtimi i tij në politikë filloi si zëdhënës i Besës dhe Kryetar i Këshillit Komunal të Lëvizjes Besa në Komunën e Tearcës, ku u dëshmua pasioni i tij për të kontribuar në shoqëri. Pëlqimin dhe simpatinë e publikut, Elezi e ka marrë edhe nga përplasjet e ashpra politike kundër oponenteve maqedonas dhe pasionit të tij për të mbrojtur interesat shqiptare.

Në programin e tij për të rinjtë, kandidati për kryetar në Komunën e Tearcës parasheh këto plane: Hapjen e një qendre për konsulta e cila do t’i ndihmojë në marrjen e hapave konkrete, ndërtimi i një qendre sportive për rekreacion, një kinema, por dhe një numër aktivitetesh kulturore dhe zbavitëse të cilat do të distancohen nga komuna. Me kusht që rinia të njoftohet më afër me kandidatin e Lëvizjes Besa për këtë komunë, Bon Zo ju sjell intervistën ekskluzive!

Si e konsideroni rolin e të rinjve në rajonin tuaj? Si do të jenë të përfshirë nëse e kujtoni këtë mandat?

Kam konsideratë të madhe për të rinjtë dhe çmoj shumë çdo aktivitet ku të rinjtë janë protagonistë, sepse rinia është pjesa më vitale e shoqërisë sonë. Përfshirja e tyre nën udhëheqjen tonë do të jetë si në vendimmarrje poashtu edhe në stimulim të aktiviteteve për të rinjtë.

Çfarë do të bëni ndryshe sa u përket të rinjve nga komuna juaj, krahasuar me pararendësin tuaj? Si dhe çfarë do të bëni ndryshe krahasuar me kandidatët e tjerë në garë për komunën tuaj?

Ndryshe nga të tjerët ne kemi strategji të qartë sa i përket të rinjve, duke u mundësuar një qendër të posaçme për konsulta si dhe duke ndërmarrë hapa konkrete për të revitalizuar jetën rinore me aktivitete sportive dhe rekreacion, aktivitete kulturore, kinema në nivel të komunës dhe shumë projekte tjera.

Si do të ndikojë profesioni juaj ndërkohë edhe përvoja juaj jetësore në raport me të rinjtë dhe avancimin e tyre?

Me profesion jam mjek por edhe i ri në moshë dhe njoh mirë psikologjinë dhe nevojat e të rinjve. Ajo që duhet të bëhet është që të rinjve t’u jepet mundësia ta shprehin gjithë potencialin e tyre në çdo lëmë, sidomos në fushën e inovacioneve.

A janë të rinjtë mjaftueshëm të përfshirë në programin tuaj?A mendoni se ata janë pjesë e rëndësishme e elektoratit apo janë votues të influencuar nga rrethanat familjare apo thënë ndryshe nga “të riturit”?

Shumicën e aktivistëve që kam përreth meje janë të rinj, poashtu edhe programi ynë parasheh projekte që janë pjesë e jetës rinore siç janë: qendra sportive dhe rekreacioni, kinemaja, qendër për konsulta të të rinjve, evenimente zbavitëse që do të nancohen nga komuna etj. Nga kjo konkludojmë se të rinjtë kanë vëmendjen e nevojshme dhe shumë lehtë do e gjejnë veten tek opcioni ynë që parasheh një jetë të re për komunën tonë.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Elezi: Mekanizmi i Faktoringut mund të përmirësojë likuiditetin e kompanive vendore

Sot është mbajtur Konferenca e parë regjionale në temë ‘Faktoringu si mënyrë alternative për financim”, …

Loading...