Ballina / Shendetesi / Analiza e gjakut që zbulon 4 tumore vrasës në fazë fillestare
Loading...

Analiza e gjakut që zbulon 4 tumore vrasës në fazë fillestare

Një test i ri gjaku mund të zbulojë tumoret më të rrezikshme (i gjirit, zorrës së trashë, mushkërive dhe vezoreve), kur ato janë ende në një fazë shumë të hershme dhe asimptomatike: edhe pse është ende një prototip, ky është një test i vetëm në llojin e vet, sepse biopsitë e lëngshme që janë sot ne përdorim ose duke u testuar, janë të në gjendje të zbulojnë tumoret vetëm kur janë në fazë më të avancuar dhe të thonë nëse terapitë aktuale kanë bërë efekt.

Testi i ri i projektuar, i sapoprezantuar në revistën Science Translational Medicine, ndërkohë premton të zbulojë tumoret në fazë shumë të hershme, duke studiuar në thellësi ADN-në në gjak dhe duke kërkuar për çdo lloj mutacioni të njohur kanceri, për 4 tumoret më të rënda që prekin njeriun.

Testi i ndërmarrë nga Victor Velculescu dhe ekipi i Universitetit Johns Hopkins, është në fakt një risi e vërtetë në fushën diagnostike, sepse do të bënte të mundur zbulimin e disa lloje tumoresh hipotetikisht, pa u nisur nga një dyshim paraprak.

Testi, nga eksperimentimet e para qe në gjendje të zbulojë gjysmën e tumoreve të fazës së hershme dhe pothuajse të gjitha në fazat e përparuara.

(gazeta-Shqip.com)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Një fotografi e manipuluar e shpërqëndroj të gjithë Opinion

Nje fotografi e manipuluar e shperqendroj te gjithe Opinion duke e zhvendosur vemendjen nga dhuna …

Loading...