Ballina / Lajme / Kosovë / Anëtari më i ri i Vetëvendosjes, adhurues i flaktë i Shefqet Krasniqit (Foto)
Loading...

Anëtari më i ri i Vetëvendosjes, adhurues i flaktë i Shefqet Krasniqit (Foto)

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është shtuar edhe një anëtar. Partia e udhëhequr nga Visar Ymeri ka bërë të ditur se pjesë e saj nga sot është edhe Arian Xhezairi nga Mitrovica. Xhezairi është adhurues i flaktë i ish-imamit kontrovers, Shefqet Krasniqi.

Një inxhinier i softuerit, që ka studiuar për shkenca politike dhe teknologji në Universitetin e Vjenës, dhe që është shkolluar dhe që ka shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës për 7 vjet, sot është prezantuar si anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Arian Xhezairit në Vetëvendosje i kanë dëshiruar mirëseardhje kryetari i partisë, Visar Ymeri, dhe aktivistë të saj nga Prizreni.

Me Xhezairin, Vetëvendosje pretendon t’i rritë gjasat për të fituar garën për ta udhëhequr Prizrenin në zgjedhjet e 22 tetorit.

Xhezairi njihet si adhurues i flaktë i ish-imamit Shefqet Krasniqi. Hoxha kontrovers, sipas fjalëve të vetë Xhezairit, është një prej njerëzve më të dashur në jetën e tij, shkruan Gazeta Express.

Muaj më parë ai kishte publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet Krasniqi, bashkë me dy persona të tjerë. Njëri prej tyre është babai i Xhezairit, Ajdini, kurse tjetri xhaxhai i tij, Samidini.

“Në këte foto, shfaqen tre nga njerëzit më të dashtun n’jetën time; Prof. Shefqa, prindi im (dr. Ajdin Xhezairi) dhe mixha im (Samidin Xhezairi alias Komandant Hoxha)”, ka shkruar ai në legjendën e fotografisë.

“E lus Zotin ymër t’gjatë e t’rehatshëm të m’iu jep që të treve. Edhe du mi pa n’qet foto qe jane mbledhe mbi 1000 llajka. Pa fije modestie. Ose e msheli fejsbukun. Deri neser”, thuhej më tej në legjendë. /Express/

 

/GazetaExpress/
Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...