Ballina / Show Bizz / Angelina Shala: Nëse ke aftësi, nuk luan rol vendi
Loading...

Angelina Shala: Nëse ke aftësi, nuk luan rol vendi

Të gjithë e njohin Angelina Shalën, sepse për muaj me radhë ajo ishte kryefjala e shoubizit shqiptarë. U bë e famshme falë muzikës, e u përfol gjerë e gjatë për fizikun e saj dhe pamjen me shumë klasë. Por duket se Angelina nuk është se u trazua edhe aq nga e gjithë vëmendja mediatike. Këngëtarja gjatë kësaj kohe ndër tjerash ka treguar se është fanse e modës, pasi e kemi parë të veshur me trendet e stilet e fundit, duke u krahasuar shpesh me ikonat botërore. Udhëtimet, jeta e saj, planet e fundit ajo i tregon për InfraRed të gazetës KOHA

Zakonisht jeni në udhëtim, kjo periudhë e vitit si është për ju?

Eksperiencë e mirë për mua.

Dhe keni parashikuar diçka aktualisht?

Përveç serialit, aktualisht jam në përgatitje të një kënge.

Keni një formë të mirë fizike. Cili është sekreti juaj?

Kujdesi ndaj ushqimit dhe përpos ushqimit bëj edhe ecje me periudha të gjata.

Nuk keni marrë asnjë iniciativë për t’u kujdesur pak më tepër sesa e zakonshmja?

Deri më sot jo, por po të ishte e nevojshme dhe do e bëja.

Keni mbajtur ndonjëherë dietë? Përse?

Jo nuk kam mbajtur asnjëherë dietë.

Ju tundon shumë ushqimi?

Sepse nuk ka qenë e nevojshme.

Ndërkaq, për sa i përket flokëve, nuk mund të identifikohet ndryshe, veç me flokë të mbyllura. Nuk keni provuar t’i ndryshoni ndonjëherë?

Po kam provuar të ndryshoj të errëtën, kam provuar dhe ngjyrën e bardhë (bionde).

Cili është udhëtimi i radhës?

Udhëtimi i radhës do jetë në Zvicër, për serialin “Kthetra”, pas këtij udhëtimi do jem në Prishtinë tek “Dent Fix”.

Çfarë nuk i mungon valixhes suaj të udhëtimit?

Nuk më mungon kozmetika.

Sa kohë kalon zakonisht në shtrat?

8 orë.

 Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë i kalon në gjumë?

Gjatë kësaj kohe i kaloj 6 orë maksimum në gjumë.

Preferon të flesh me pizhame, të brendshme, apo…?

Me pizhame, plus kësaj edhe me çorape (qesh).

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh Tv apo…?

Shoh televizion, bëj plane për ditët në vazhdim.

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?

Relaksim.

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?

N’krahë.

Të qëllon që kur je me dikë në shtrat të flisni?

Për gjërat personale (private).

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?

Telefoni është gjëja e parë që shoh sapo hap sytë.

Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?

Gjatë udhëtimit preferoj që ata njerëz që i kam afër të mos ushqehem, kjo gjë më irriton, ndërsa në hotel nuk më pëlqen kur bashkë në banjo janë wc dhe dushi.

Ku preferon të flesh përveç krevatit tënd, në divan apo në dhomën e prindërve?

Në divan.

 Muzika për ty është pasion apo profesion?

Pasion.

Si funksionon tek ne dhe jashtë vendit ky biznes sipas teje?

Nëse ke aftësi nuk luan rol vendi.

A paragjykohen femrat e bukura?

Çdo herë dhe ky po që është gabimi i madh.

Ka pagesë të kënaqshme një këngëtare?

Jo çdo herë.

A synon tregun ndërkombëtar?

Patjetër, suksesi sa më i madh, aq më i mirë.

Si i sheh vajzat që e kanë shndërruar “Instagram”-in në biznes?

Është një shpresë e mirë për të gjitha ato vajza që e kanë një qëllim karriere.

Sa të rëndësishëm janë ndjekësit?

Për mua, ato janë një përkrahje e madhe, i shoh si shtyllë kryesore të suksesit, pa ata nuk do isha këtu ku jam sot.

Përkufizimi që do i jepje lumturisë?

Familja.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Anna, e preferuara e fotografëve në St. Gallen të Zvicrës

Vajza e cila gjithnjë din të sjellë risi në skenë, si modele, fotomodele e këngëtare, …

Loading...