Ballina / Lajme / Kosovë / Apel për ndihmë për vajzën nga Podujeva me deformim të kurrizit, që dëshiron të jetë si shoqet e klasës (Video)
Loading...

Apel për ndihmë për vajzën nga Podujeva me deformim të kurrizit, që dëshiron të jetë si shoqet e klasës (Video)

Një 14-vjeçare nga Podujeva, e cila ka lindur me deformime në shtyllën kurrizore për 110 shkallë, kërkon ndihmën e bamirësve për shërimin e saj.

Ajo ka vetëm një dëshirë: që pamja e saj të jetë sikur shoqet e saj të klasës. Ndërsa, babai i saj thotë se për t’ju plotësuar kjo dëshirë, shërimi i saj kushton 17 mijë euro të cilat nuk i ka. Ndaj, apelon tek vullnetmirët që ta ndihmojnë.

Sipas babait, nëse nuk bëhet ndërhyrja e shpejtë, rrezikon që vajza të mos ketë më shërim.

Ai tregon se ky nuk është i vetmi rast i rënd në familje. Gruaja e tij kishte vdekur në operim, duke e lindur djalin e saj i cili ka mbetur me pasoja për shkak të mungesës së oksigjenit në inkubatorin ku ishte vendosur. /Tribuna Channel/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...