Ballina / Lajme / Kosovë / Arbër Rexhaj: Këto janë komunat që do t’i fitojë Vetëvendosje
Loading...

Arbër Rexhaj: Këto janë komunat që do t’i fitojë Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Arbër Rexhaj thotë se Vetëvendosje, do të fitojë Prizrenin, Therandën, Rahovecin, Sharrin dhe Malishevën.

Postimi i plotë në Facebook

Regjioni i Prizrenit do t’ prijë fitores tonë të dytë!

Pas fitores së jashtëzakonshme të qytetarë ve në zgjedhjet parlamentare ku Lëvizja VETËVENDOSJE! doli subjekti i parë në nivel vendi, tani na pret një sfidë e radhës, e cila do të jetë edhe rikonfirmimi i fitores dhe fitoreve popullore që e presin Kosovën, triumfit qytetarë për ndryshim.

Së bashku ne do të fitojmë në Prizren me kandidatin Prof. dr. Mytaher Haskuka, kryetarin e jashtëzakonshëm dhe njeriun më të mirë që e kam njohur.

Ne do të fitojmë në Therandë me kryetarin Sali Zyba, parimor, i drejtë , preciz ,personalitet me përvojë në qeverisje lokale.

Ne do ta fitojmë edhe Rahovecin me Visar Korenicën, kryetarin që do t’i thyej bastionet e partive aktuale, në Malishevë me Adem Berishën, kryetarin me integritet moral dhe njerëzor dhe me kryetarin e Sharrit, profesorin e nderuar Samidin Dautin.

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …