Ballina / Lajme / Kosovë / Arbër Vllahiu: Prishtina pronë e politikanëve
Loading...

Arbër Vllahiu: Prishtina pronë e politikanëve

Arbër Vllahiu përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj atyre politikanëve të cilët gjatë fjalimit të tyre për Prishtinen, flasin sikur Prishtina të jet pronë e tyre e jo qytet i të gjithëve.

Shkrimi i plotë i Vllahiut në Facebook:

“Unë do të përfaqësoj Prishtinën, do të përfaqësojë qytetarët e Prishtinës. Qytetarin do ta afrojë me Prishtinën dhe do ta bëjë pjesë të ndryshimeve, pjesë të zhvillimit të qytetit, që qytetarët ta shohin Prishtinën si pronën e tyre. Do të thotë, si një qytet që e duan, si një qytet ku jetojnë, si një qytet ku punojnë bashkë dhe e zhvillojnë bashkë. Prishtina nuk mund të udhëhiqet më as me inate, nuk mund të udhëhiqet më as me arrogancë dhe as me bllokada, nuk mund të udhëhiqet më me asnjë proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit, por duhet të shihet si një qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuar, drejt një zhvillimi më të hovshëm, si kryeqendër, si kryeqytet i Kosovës, dhe si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera edhe në rajon, por edhe më gjerë. Një Prishtinë që është në hap me të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, por kryesisht duke i ruajtur karakteristikat e saj”.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...