Ballina / Lajme / Arrestohen dy kosovar në aeroportin e Ohrit
Loading...

Arrestohen dy kosovar në aeroportin e Ohrit

Dy shtetas nga Republika e Kosovës janë arrestuar në aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër, pasi të njejtit kan paraqitur dy pasaporta të dy shtetasëve maqedonas në kontroll. 

Sipas një komunikate nga MPB  “Më 4 mars të këtij viti, në orën 18:20, nëpunës policor nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar – Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “shërbim me dokument të huaj udhëtimi” i kanë arrestuar personat B.A. (34) dhe E.R. (35), të dy nga Kosova. Ata treguan dokumente udhëtimi të Maqedonisë me të dhëna për personat S.D. (29) nga Krushopeku, komuna e Sarajit dhe R.M. (46) nga Hasanbegu, rajoni i Shkupit”, informon MPB.

 

 

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...