Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohen dy kosovar pasi vodhën 530 milion dollar
Loading...

Arrestohen dy kosovar pasi vodhën 530 milion dollar

Dy shtetasit e Kosovës, Besart Hoxha 25-vjeçar dhe Liridon Musliu 26-vjeçar, tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Të dy shqiptarët ishin të kërkuar nga  Departamenti amerikan i Drejtësisë për mashtrime kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni i Policisë është zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan.

“Policia e Kosovës, konkretisht sektori për krime kibernetike, në koordinim me autoritetet kompetente ka ndërmarrë veprime të nevojshme sipas autorizimeve dhe ka realizuar kontrollet në dy lokacione, me ç‘rast janë konfiskuar, dy vetura, kompjuterë, lap-top, shtëpiza kompjuteri, telefona celularë, USB, fotoaparat si dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj nga komuniteti shqiptar dhe të njëjtit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Të njejtit kan vjedhur në llogari bankare 530 milion euro.

 

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...