Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohen dy meshkuj për vjedhje

Arrestohen dy meshkuj për vjedhje

Hetuesit policorë  në Vushtrri, me datën  1 shkurt 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe  kanë arrestuar dy të dyshuar  për   veprën penale “vjedhje e rëndë’’  dhe “blerje të  sendeve të përfituara nga vepra penale”.

Rasti i vjedhjes së rëndë ishte raportuar me datën 29.01.2018,  ku pas një pune hetimore  me datën 01.02.2018, janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit A.G. 19 vjeçar dhe A.Sh. 29 vjeçar, arrestimi i të cilëve është bërë mbi bazën e provave materiale të siguruara.

Si provë materiale është konfiskuar një sharrë motorike, ku pas procedurave verifikuese i është  kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarittë parë nga prokurori i rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘blerje të  sendeve të përfituara nga vepra penale’. Thuhet në komunikatë të lëshuar për media nga  Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

 

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të …