Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohen dy polic pasi akuzohen për manipulim me prova në rastin Ivanoviç
Loading...

Arrestohen dy polic pasi akuzohen për manipulim me prova në rastin Ivanoviç

 Sipas një kmunikate për media  sot (10.02.2018) në orët e pasdites, janë arrestuar dy polic të cilët akuzohen “Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, gjatë kryerjes së detyres zyrtare në vrasjen e Oliver Ivanoviç-it.

Hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, thotë IPK në njoftimin për media.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar , dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në komunikaten e  IPK-s.

 

/MegaPress.AL/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …