Ballina / Lajme / Bota / Arrestohen shqiptarët që e fshehën drogën nën timon të veturës (Video)

Arrestohen shqiptarët që e fshehën drogën nën timon të veturës (Video)

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë N.A. (23 vjeç) dhe H.G. (28 vjeç), pasi akuzohen për posedim dhe shpërndarje droge.

Të rinjtë kishin menduar t`i krijonin një vend sekret në makinën e tyre drogës, në mënyrë që të mos kapeshin nga policia. Kështu, makinat e tyre kishin ndarje nën timon, ku mund të hapeshin vetëm duke lidhur kabllot, dhe në brendësi fshihej kokaina për t’u shitur.Policia italiane i ka mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë për të kuptuar lëvizjet e tyre si dhe mënyrën e veprimit për gjetjen e shpërndarjen e drogës.

Dy të rinjtë shqiptarë i siguronin klientët në brendësi të një bari në Monteverde dhe organizonin shpërndarjen me anë të dy mjeteve që kishin ndarje të fsheha për drogën.

Gjatë kontrollit agjentët e policisë kanë gjetur edhe 2100 euro para, që mendohet se vijnë nga aktiviteti i paligjshëm si dhe 12 gram kokainë. Po kështu është zbuluar edhe një aparat për heqjen e ajrit nga qeset e drogës dhe një peshore.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …