Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë
Loading...

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ishte raportuar se në zonën banuese në tuneline parë në Mitrovicë,  në një dyqan kishte ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’.

Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku nga  shikimi i vendit të ngjarjes dhe të dhënave të para të siguruara hetimet ishin orientuar në identifikimin e një veture që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Bashkërendimi i njësive policore në kërkim të veturës së dyshuar ka rezultuar që  pas 20 minutave, në rrugën “RamandanKelemendi” në Mitrovicë, të identifikohet dhe të ndalohet vetura në të cilën ndodheshin tre personat e dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe  në veturë në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:

  • një pistoletë,
  • dy thika,
  • një maskë,
  • një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.

Ndaj të dyshuarve A.P.,19 vjeçar, B.H., 18 vjeçar dhe E.S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u  është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tëcilëve është  ngritur  kallëzim penal për veprën  penale ‘vjedhje e rëndë’.

/MegaPress.AL/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...