Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”
Loading...

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, më datën 21 nëntor 2017, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’.

Rast ky që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari në vlerë mbi 5000 euro.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve R. Z., 27 vjeçar, D. M., 22 vjeçar dhe A. B., 18 vjeçar.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

/MegaPress.al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...