Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohet M.B nga Vushtrria i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”

Arrestohet M.B nga Vushtrria i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”

Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 17 janar 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, vepër kjo e raportuar dy ditë më parë.

Arrestimi i të dyshuarit M.B., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti dy ditë më parë  nga një shtëpi private kishte vjedhur një televizor dhe gjësende tjera.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur televizori i raportuar në rastin në fjalë, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

 

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …