Ballina / Lajme / Kosovë / Arrestohet një i dyshuar për deklarim të rrejshëm
Loading...

Arrestohet një i dyshuar për deklarim të rrejshëm

Hetuesit rajonalë në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, katër ditë më parë kishin nisur hetimet për rastin ‘grabitje’ të raportuar nga viktima/tashmë i dyshuari i cili kishte deklaruar se në orët e mbrëmjes së datës 27 janar 2018, derisa po udhëtonteme veturënë rrugën rajonale Vushtrri- Skenderaj, kishte raportuar se tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës ia kishin marrë një telefon dhe një shumë të hollash.

Pas procedimit me vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit hetuesit kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit, të cilët gjatë hetimeve të vazhdueshme për rastin, si dhe mbi bazën e deklarimit të viktimës për rrethanat e rastit të raportuar si ‘grabitje’ kanë arritur që të zbulojnë se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’.

Kjo ka rezultuar që viktima/tashmë i dyshuari R.SH., 18 vjeçar, të ketë deklaruar rrejshëm.

Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që vepra penale të tjetërsohet nga rasti ‘grabitje’ në vepër penale ‘ Lajmërim apo kallëzim i rremë ’ ndaj ankuesit tashmë në cilësi të të dyshuarit, i cili pas intervistës është liruar për procedurë të rregullt.

 

/MegaPress.AL/

 

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...